☁️
Tiranë 12°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.94 ▲8.67%
ARI 4,741 ▼0.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
₿ CRYPTO
BTC $70,992 ▼ -0.86% ETH $2,195 ▼ -0.86% XRP $1.3261 ▼ -0.31% SOL $81.9600 ▼ -0.44%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.94 ▲8.67 % ARI 4,741 ▼0.97 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.94 ▲8.67 % ARI 4,741 ▼0.97 %
EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194 EUR/USD 1.1681 EUR/GBP 0.8712 EUR/CHF 0.9251 EUR/ALL 95.8264 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.5018 EUR/TRY 52.2048 EUR/JPY 186.50 EUR/CAD 1.6194
13 Apr 2026
Breaking
Arte

Çelet në Tiranë “Java e filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike”

Ambasada e Rusisë në Tiranë organizoi një aktivitet solemn në sallën e Teatrit Kombëtar të Kukullave me rastin e çeljes së Javës së filmit rus për Luftën e Madhe Patriotike në kuadër të festimeve për 70-vjetorin e Fitores së Madhe.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm veteranët shqiptarë, anëtarët e Shoqatës së Miqësisë “Shqipëri-Rusi”, si dhe nxënësit e gjimnazit “Asim Vokshi”, në të cilin mësohet gjuha ruse.

Java e filmit rus u çel nga Ambasadori i Rusisë në Shqipëri,  Aleksander Karpushin, i cili u tregoi të pranishmëve se sa i madh ishte çmimi i paguar për fitoren në luftën për çlirimin e Atdheut nga pushtuesit fashistë.

Ambasadori Rus theksoi se pikërisht Bashkimi Sovjetik e dha kontributin vendimtar në shpartallimin e Gjermanisë naziste dhe çlirimin e Evropës nga “murtaja fashiste”, duke vlerësuar shumë lart edhe meritat e aleatëve nga koalicioni antihitlerian, duke përfshirë edhe veteranët shqiptarë, të cilët çliruan teritorin e vendin e tyre me forcat e veta, pa asnjë ndërhyrje të ushtrive të huaja.

Po ashtu, Karpushin me keqardhje solli në vëmendje atë fakt që në kohët e fundit në vende të ndryshme të botës shpeshherë po bëhen përpjekje për të shtrembëruar dhe faktikisht për të rishkruar historinë, për të nënvlerësuar rolin e BRSS-së në Luftën e Dytë Botërore, për të diskredituar udhëheqësit dhe çliruesit të saj.

Në këtë kontekst shefi i misionit diplomatik të Rusisë u bëri thirrje të gjithëve, që me përpjekje të përbashkëta t’i kundërshtojmë falsifikimet e ngjarjeve historike, përhapjen dhe glorifikimin e fashizmit dhe neonazizmit në botën moderne, dhe që të mos harrojmë kurrë veprat e mëdha heroike të baballarëve dhe të gjyshërve tanë, që na kanë dhuruar jetë dhe liri.

Pjesëmarrësve të aktivitetit iu drejtua më një fjalë përshëndetëse edhe përfaqësuesi i Agjencisë Federale të Rusisë “Rossotrudnichestvo”, Dmitry Krasakov, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike dhe të përcjelljes së saj në radhë të parë brezave të ardhshëm, jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij.

Pas fjalimeve të përfaqësuesve të Ambasadës shikuesve shqiptarë iu shfaq një film rus dokumentar për zhvillimin dhe përfundimin fitimtar të Luftës së Madhe Patriotike, si dhe një film sovjetik të regjizorit Sergey Bondarçuk “Fati i njeriut” (të dy me titra në shqip).

Në hollin e teatrit nëpunësit e Ambasadës organizuan një ekspozitë të fotografive arkivore dhe të dokumenteve, që tregojnë në menyrë shumë të qartë tmerret e luftës, si dhe heroizmin dhe trimërinë e ushtrisë sovjetike, që ajo tregoi në fushat e betejes gjatë Luftës së Madhe Patriotike dhe çlirimit të Evropës Juglindore.

Shfaqjet e filmave sovjetikë për luftën dhe zhvillimi i ekspozitave planifikohen edhe në disa qytete të tjera Shqipërisë, si Durrës dhe Berat. Filmat do të transmetohen edhe ne kanale kabllore të televizionit shqiptar

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.