☁️
Tiranë 11°C · Vranët 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 96.68 ▲0.23%
ARI 3,954 ▼0.39%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,893 ▼ -1.99% ETH $2,258 ▼ -1.54% XRP $1.2503 ▼ -0.26% SOL $92.1600 ▼ -2.94%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 96.68 ▲0.23 % ARI 3,954 ▼0.39 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Çështja e Jurisprudencës, Shasivari do t’i ftojë në takim studentët dhe dekanët për t’i bindur për zgjidhjen ligjore

Përpara se të marrë formën zyrtare çështja e provimit të jurisprudencës, ministri i Drejtësisë Jeton Shasivari do të organizojë takim me studentët dhe dekanët e fakulteteve juridike për t’ua prezantuar zgjidhjen ligjore. Shasivari për Alsat thotë se zgjidhja është e njëjta e cila është prezantuar paraprakisht, ndërsa shton se në Ministri kanë arritur kërkesa që kërkohet provimi krahas shqipes të jepet edhe në gjuhën angleze dhe turke.

“Presim edhe kërkesën e universitetit të parë me mësim në gjuhën shqipe, pra Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe në periudhën që vjen do të organizojmë këtë takim konsultativ, informues me përfaqësues të asociacioneve studentore dhe dekanëve të fakulteteve juridike. Ky dialog është shumë i rëndësishëm edhe për ta adresuar edhe çështjet praktike për organizimin e provimit të jurisprudencës në disa gjuhë. Pra çështja e materialeve të provimit, literaturës juridike, dispozitave juridike, pyetjeve të provimit, çështja e kritereve profesionale të vlerësimit, çështja e përkthimit”, thotë ministri Shasivari për Alsat.

Lidhur me qëndrimin e studentëve të cilët këtë zgjidhje e kanë hedhur poshtë, pasi e njëjta parashikon që teoria të jepet në gjuhën amtare, ndërsa praktika në gjuhën maqedonase, Shasivari shprehet se do t’i bind se bëhet fjalë për avancim.

”Jam i bindur se me një sqarim edhe profesional edhe institucional, studentët, kandidatët e ardhshëm do ta kenë të qartë se bëhet fjalë për një avancim dhe për një qasje gjithëpërfshirëse”, shton Shasivari.

I pyetur për kërkesën e studentëve që çështjen e dhënies së provimit të jurisprudencës ta zgjidh me vetëm një vendim e jo të bëjë ndryshime ligjore, Shasivari shprehet se nuk duhet bërë eksperimente, pasi zgjidhja duhet të jetë afatgjate. Sipas tij, provimi i jurisprudencës do të jetë pa barriera gjuhësore.

“Qasja jonë është qasje afatgjate, ne nuk e zvarrisim procesin, por ne e kemi ndërtuar një zgjidhje e cila është e qëndrueshme, është në pajtim me Kushtetutën, ligjet në fuqi dhe me standardet ndërkombëtare”, deklaroi Shasivari.

Gjatë ditës së djeshme, përfaqësuesit e iniciativës studentore u shprehën për Alsat se ata nuk lëvizin nga qëndrimi se provimi i jurisprudencës duhet të mbahet në shqip si në teori ashtu edhe në praktikë, ndërsa thanë se nëse nuk plotësohen kërkesat do të vazhdojnë me protesta. /Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.