☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 26 August 2026
S&P 500 7,668 ▼0.12%
DOW 53,439 ▼0.26%
NASDAQ 26,054 ▼0.37%
NAFTA 81.62 ▼0.9%
ARI 4,681 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
₿ CRYPTO
BTC $78,186 ▼ -1.22% ETH $2,449 ▼ -1.03% XRP $1.3783 ▼ -6.31% SOL $96.1600 ▼ -1.86%
S&P 500 7,668 ▼0.12 % DOW 53,439 ▼0.26 % NASDAQ 26,054 ▼0.37 % NAFTA 81.62 ▼0.9 % ARI 4,681 ▼0.29 % S&P 500 7,668 ▼0.12 % DOW 53,439 ▼0.26 % NASDAQ 26,054 ▼0.37 % NAFTA 81.62 ▼0.9 % ARI 4,681 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152 EUR/USD 1.1670 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9363 EUR/ALL 92.4513 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3369 EUR/TRY 56.1484 EUR/JPY 185.85 EUR/CAD 1.6152
26 Aug 2026
Breaking
Kosova

Reagon OVL e UÇK-së: Aktakuza ndaj Shehollit të mos trajtohet si çështje e përgjegjësisë individuale, por si çështje e sigurisë kombëtare

OVL UÇK, kërkon që aktakuza ndaj Fatmir Shehollit të mos trajtohet thjesht si çështje e përgjegjësisë individuale, por si çështje e sigurisë kombëtare të Kosovës.

Përmes një njoftimi për media thuhet se: “Respektojmë prezumimin e pafajësisë; fajësia vërtetohet vetëm përmes procesit gjyqësor të pavarur, profesional dhe transparent. Por akuzat për spiunazh dhe shantazh, përfshirë bashkëpunimin e supozuar me BIA-n e Serbisë, i detyrojnë institucionet të gjurmojnë çdo kontakt, ndërmjetës, burim, komunikim, lidhje financiare dhe marrës të materialeve të ndjeshme”.

Tutje në njoftim thuhet se nëse provat zbulojnë rrjete më të gjera, ato duhen shpërbërë pa hezitim.

“Kosova nuk duhet të tolerojë struktura të fshehta që grumbullojnë informacione, formësojnë narrativa apo u shërbejnë interesave të huaja kundër sigurisë, sovranitetit dhe integritetit të saj territorial”, thuhet në njoftim.

Po ashtu siç thuhet në njoftim: “Institucionet duhet të vërtetojnë gjithashtu nëse shërbimet inteligjente armike kanë mbledhur, përcjellë apo shfrytëzuar materiale për luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së. Kjo nuk e barazon aktakuzën ndaj Shehollit me proceset pranë Dhomave të Specializuara; kjo kërkon qartësi mbi origjinën, përcjelljen, kontekstin dhe përdorimin e materialeve që mund të sjellin pasoja politike, institucionale apo gjyqësore”.

Në njoftim bëhet e ditur se beteja për mbrojtjen e të vërtetës së UÇK-së nuk përfundoi më 12 qershor 1999.

“Ajo vazhdon kundër luftës hibride, propagandës dhe shtrembërimit të qëllimshëm të historisë mbi të cilën ngrihet ky shtet. Institucionet e drejtësisë dhe sigurisë duhet të ndjekin provat kudo që të çojnë. Kosova ka të drejtë të dijë kush punoi kundër saj, përmes cilave kanale dhe në interes të kujt”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.