🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,900 ▼ -0.13% ETH $2,053 ▼ -0.42% XRP $1.3178 ▲ +0.91% SOL $80.2700 ▲ +1.62%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Kronika

Çështja “Frroku”, pushohet hetimi ndaj drejtorit të Interpol dhe punonjëses

Prokuroria e Tiranës ka vendosur pushimin e çëshjtes ndaj dy punonjësve të Interpol Tirana, Artan Bajraktari dhe Loreta Alla. Prokuroria gjykon se shkelja e ligjit nga dy punonjësit do të konsiderohet si kundravajtje administrative.

Vonesa në përcjelljen e praktikës organeve kompetente nuk është bërë me dashje nga  dy punonjësit e Interpol Tiranës, vëren prokuroria. Shkak, sipas saj ka qënë verifikimi i dy e-maileve të ardhura më 8 janar dhe 23 janar të këtij viti në sistemin e brendshëm të komunikimit me qendrën e Interpolit në Lion të Francës.

“Meqënëse ky verifikim kërkonte kohë, praktika është bërë e mundur të përcillet disa ditë (4 ditë) jashtë afatit ligjor, pikërisht me date 27.03.2015, një ditë pas dhënies së autorizimit për arrestimin nga Kuvendi i Shqipërisë për shtetasin Mark Frroku, i dyshuar për vepra penale të kryera brenda territorit shqiptar. Gjithashtu si rezultat i këtij mosveprimi në afatin ligjor, dy personat nën hetim nuk kanë patur për qëllim të favorizojnë interesat personale apo të të tretëve, por prioritet ka qënë saktësimi i informacionit të përcjellë nga Interpol Brukseli drejt Interpol Tiranës”, arsyeton Prokuroria e Tiranës.

Shkelja e ligjit nga Artan Bajraktari dhe Loreta Alla ka karakter administrativ, duke u renditur në kategorinë e kundravajtjes administrative, dhe jo shkelje e ligjit në kuadër të së drejtës materiale penale. “Për rrjedhojë ndjekja penale ndaj dy personave nën hetim Loreta Alla dhe Artan Bajraktari nuk duhet të vazhdojë më dhe procedimi penal ndaj tyre duhet të pushohet”, thotë Prokuroria.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.