Ekonomia

Çfarë e pengon Shqipërinë? FMN: Borxhi, kreditë, drejtësia…

Fondi Monetar Ndërkombëtar deklaron se përmirësimi i ekonomisë globale i jep mundësi Shqipërisë të ketë një rritje më të madhe ekonomike. Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Fondit, Tao Zhang i sugjeron qeverisë të thellojë reformat për të mbështetur zhvillim e shpejtë ekonomik të vendit dhe përafrimin e të ardhurave me Bashkimin Europian.

Intervista

Top Channel: Ekonomia shqiptare po rimëkëmbet pas një periudhe të gjatë me rritje të ngadaltë. Por a është rritja katër për qind e mjaftueshme për të mbështetur uljen e varfërisë dhe përafrimin e mirëqënies me Bashkimin Europian?

Tao Zhang, zv.drejtor i Përgjithshëm i FMN: Ne kemi parë që rritja ekonomikë eshtë forcuar, por sërish ajo mbetet më e ulët se në vitet para krizës. Duke parë burimet e pasura dhe pozicionin e mirë gjeografik, Shqipëria ka mundësi për një rritje më të larftë ekonomike. Ekzistojnë të gjitha kushtet dhe mundësitë që kjo rritje të realizohet dhe kjo është një arsye më shumë për autoritetet që të mos rrinë duarkryq.

Top Channel: Si mundet Shqipëria të përfitojë nga ambienti më i mirë i ekonomisë botërore? Cilat janë pengesat që nuk e lejojnë ekonominë të rrite të me shpejtë?

Tao Zhang: Borxhi publik është i lartë. Sektori bankar përballet ende me një nivel të lartë të kredive të këqija dhe reforma në drejtësi ka akoma punë për ta bërë sistemin e më efektiv, më transparent dhe më të përgjegjshëm ndaj publikut.

Top Channel: Pse reforma në drejtësi është kaq e rëndësishme për ekonominë? FMN e ka përmendur disa herë atë si një kusht përcaktues për të ardhmen e ekonomisë.

Tao Zhang: Reforma në gjyqësor dhe reformat e tjera institucionale, përfshirë ato të mirëqeverisjes janë element kycc për të forcuar besimin e sektorit privat, qoftë atij vendas ashtu dhe investitorëve të huaj.

Top Channel: A mendoni se ekonomia shqiptare do të kishte përfituar më shumë nëse nëse qeveria do të kishte nënshkruar një marrëveshje të re me Fondin Monetar?

Tao Zhang: Ne sapo përfunduam me sukses një marrëveshje tre vjecar me Shqipërinë. FMN është e gatshme të vazhdojë angazhimin e saj në shqipëri. Pastaj se si do të jenë ky angazhim a do të jetë një program i ri apo në një formë tjera bashkëpunimi, këtë do ta shohim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button