☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.59 ▲2.51%
ARI 4,103 ▼1.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,696 ▼ -2.3% ETH $2,400 ▼ -2.95% XRP $1.3235 ▼ -2.66% SOL $104.3500 ▼ -2.7%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.59 ▲2.51 % ARI 4,103 ▼1.14 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Çfarë na tha koha për AIR Albania ?

Nga IRENA BEQIRAJ

“Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht. Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era.

Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam” ! Kështu na tha Kryeministri në 2 Gusht 2019, për të vazhduar më pas me :

Pas “Lasgushit” që mbulon Stambollin, ja edhe “Migjeni”, avioni i dytë i flotës së Air Albanias që do të fluturojë në fillimvjeshtë drejt Italisë.

Tani vazhdoni shani e përqeshni që mos na marrin më sysh, ndërkohë që “Naimi” do t’i shtohet flotës në fund të vitit për destinacione të tjera europiane dhe më tej, do të vijë “Noli” për linjën direkte Shqipëri-Amerikë. Më tutje do të vazhdojë zgjerimi i flotës me të tjerë, bazuar mbi suksesin e fazës së parë, po më mirë i’a lemë kohës të na tregojë e të flasë”.

Për të kalitur besimin e durimin e shqiptarëve edhe për të prishur syrin e keq, rreth një muaj u ngritën në qiell drejt Stambollit studentë, pensionistë dhe grupe njerëzish nga shtresa të margjinalizuara me shpenzime të paguara nga taksapaguesit shqiptarë.

Por kompania ajrore e flamurit kuqezi ‘Air Albania’ që ishte ” një vepër kombëtare” sepse “shteti shqiptar nuk mund të ndjehej plotësisht i realizuar nëse neglizhonte pozicionin e vet në hartën dhe kullat e vendeve ku udhëtojnë shqiptarët” nuk fluturon më! Ka falimentuar.

E Pra koha, kjo tirane e pamëshirshme foli ! Ajo na tregoi që Ismaili, charteri privat i Kryeministrit nuk la as Lasgushin, as Migjenin , as Naimin të vazhdonin fluturimet . Ndërsa imzot Noli nuk arriti të dalë në fluturim .Po koha kjo çmontuese e iluzioneve, na çon në mendje pa dashjen tonë , dyshimin e mbrapshtë që Air Albania ishte krijuar që “Ismaili” i Kryeministrit të fluturonte e këto katër “qyqarët” e qytetarëve të tjerë të përdoreshin vetëm si mbulesë propagande .
Koha duke e përqeshur Kryeministrin na tregoi se fjalën e Kryeminstrit “nuk e merr era” por produkti i fjalës së tij nuk është e mira publike.

Kryeministri kishte të drejtë që kërkonte t’ja linim kohës pasi koha është mësuese e mirë, por ai harroi që fatkeqësisht ajo vret gjithë nxënësit e vet .

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.