🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 17 Tetor 2026
S&P 500 7,659 ▼1.09%
DOW 52,002 ▼0.34%
NASDAQ 26,140 ▼2.14%
NAFTA 99.02 ▲2.61%
ARI 4,181 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $81,731 ▼ -0.56% ETH $2,435 ▼ -0.82% XRP $1.3064 ▼ -2.62% SOL $105.0300 ▼ -1.61%
S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 % S&P 500 7,659 ▼1.09 % DOW 52,002 ▼0.34 % NASDAQ 26,140 ▼2.14 % NAFTA 99.02 ▲2.61 % ARI 4,181 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1242 EUR/GBP 0.8439 EUR/CHF 0.9265 EUR/ALL 91.3020 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4371 EUR/TRY 55.6673 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5899
17 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Shpresoj që qytetarët ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre”/ Zgjedhjet, ish-presidentja Osmani: Votoni që Kosova…

Kandidatja për presidente nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka ushtruar të drejtën e saj të votës në kuadër të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke bërë thirrje për një proces zgjedhor të rregullt dhe demokratik.

Pas votimit, Osmani u shpreh se pret që procesi të zhvillohet në mënyrë të qetë dhe transparente, duke kontribuar në forcimin e demokracisë dhe në formimin e shpejtë të institucioneve të reja në vend.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, duke theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gjerë në zgjedhje.

“Dua t’u uroj të gjithë qytetarëve një proces të rregullt, i cili kontribuon në demokraci dhe në krijimin sa më shpejt të institucioneve, në mënyrë që Kosova të dalë nga kriza.

Shpresoj që sa më shumë qytetarë ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike. Njëkohësisht i falënderoj të gjitha institucionet që gjatë ditës do të jenë në terren për të kryer detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”, deklaroi ajo.

Osmani e cilësoi ditën e zgjedhjeve si një moment të rëndësishëm për vendin, duke shprehur besimin se qytetarët do të përcaktojnë drejtimin e ardhshëm politik të Kosovës.

“Shpresoj që sot të jetë dita e Kosovës, dita kur Kosova të festojë dhe të fitojë”, u shpreh ajo.

Sipas Osmanit, vota e qytetarëve do të jetë vendimtare për formimin e institucioneve të reja dhe për tejkalimin e krizës politike në vend.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.