☁️
Tiranë 15°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,934 ▼ -0.25% ETH $2,238 ▼ -0.46% XRP $1.1633 ▼ -1.47% SOL $89.2500 ▼ -1.17%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Rama: Para 10 vitesh flamingot vriteshin dhe haheshin, sot kemi zgjeruar zonat e mbrojtura

Kryeministri Edi Rama ka folur në podkastin e tij “Flasim”, ku është ndalur sërish te çështja e investimit në Zvërnec dhe protestat kundër këtij projekti.

Ai u shpreh se 10 vite më parë në Shqipëri nuk flitej për zona të mbrojtura dhe se flamingot vriteshin dhe haheshin, ndërsa mjedisi shpesh ishte i ekspozuar ndaj dëmtimeve, ndërsa sot, sipas tij, situata ka ndryshuar ndjeshëm falë ndërhyrjeve të qeverisë.

Rama përmendi gjithashtu përfshirjen e Liqenit të Shkodrës në UNESCO, duke e cilësuar si një arritje të rëndësishme për vendin dhe mbrojtjen e trashëgimisë natyrore.

“10 vjet më parë, kur në zonat tona të mbrojtura kërciste gjuetia e paligjshme dhe flamingot, jo vetëm që vriteshin, por edhe haheshin. 10 vjet më parë, kur as nuk bëhej fjalë për zona të mbrojtura, se edhe zonat e mbrojtura që ishin, ishin tokë pa zot, ndërkohë që shumëçka që duhej vënë në mbrojtje vetëm bëhej pre e babëzisë.

Sa hidrocentrale do të ishin ndërtuar në Vjosë nëse 10 vjet më parë ne nuk do t’i kishim thënë stop gjithë marrëzisë së Shqipërisë mini-superfuqi energjetike e rajonit?

Çfarë do të kishte ndodhur sikur në këto 10 vjet, ne të mos e kishim zgjeruar hartën e zonave të mbrojtura në 25% të territorit të Shqipërisë etj?

Pra, fakti që, besoj, nuk e imagjinojmë dot të gjithë së bashku, pavarësisht dallimeve që mund të kemi në të gjitha aspektet e tjera, që nuk imagjinojmë dot se Shqipëria do të merrte kryesimin e Forest Europe 10 vjet më parë, por e merr sot duke marrë stafetën nga Suedia me bekimin e të gjitha vendeve, me një mbështetje shumë të zëshme në procesin e shqyrtimit të kandidaturave nga Republika Federale e Gjermanisë dhe Mbretëria e Bashkuar, duhet të na thotë diçka edhe për të sotmen, duhet të na thotë diçka edhe për mënyrën se si në të sotmen qeverisin dhe udhëheqin ata të cilët e kanë bërë këtë transformim.

Dhe dua t’ju them, që Shqipëria njëkohësisht ka marrë edhe një lajm tjetër jashtëzakonisht, jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe të bukur në këtë atmosferë kaq të ndezur me ngjyrën e flamingove, një lajm që duhet t’i gëzojë të gjithë.

Fakti që këtë javë Shqipëria ka marrë edhe një tjetër lajm të mirë, përfshirjen e liqenit të Shkodrës në biosferën e UNESCO-s.

Një tjetër shembull domethënës që në Shqipëri nuk qeverisin forca, apo nuk qeveris një forcë që shkatërron; qeveris një forcë që ndërton. Nuk qeveris një forcë që abuzon me mjedisin dhe me trashëgiminë natyrore apo kulturore, por qeveris një forcë që, në të kundërt, kërkon që t’i harmonizojë të dyja bashkë, sepse të mendosh që zgjidhja është ose të konservosh, ose të ndërtosh, do të thotë të mos kesh kuptuar asgjë nga të gjitha zhvillimet e dekadave të fundit dhe, mbi të gjitha, të mos kesh kuptuar asgjë nga domosdoshmëria që njerëzit të rrisin mirëqenien e tyre, duke vënë në funksion të rritjes së mirëqenies edhe burimet natyrore”, tha Rama.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.