☁️
Tiranë 16°C · Vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,755 ▲ +0.54% ETH $2,158 ▲ +0.74% XRP $1.4444 ▲ +0.17% SOL $90.1200 ▲ +0.84%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Cilësia e plazheve, Mjedisi: Ja cilët janë të pastër e cilët të ndotur

Pas publikimit të monitorimit nga Agjencia Europiane e Mjedisit, sipas së cilës Shqipëria rezulton me 40% të plazheve të ndotura, Ministria e Mjedisit thotë se cilësia e ujit në këto plazhe është përmirësuar me kalimin e viteve.

“Cilësia e vijës bregdetare është përmirësuar me 20-25%, falë vënies në punë të impianteve të trajtimit të ujërave të zeza në zona të caktuara, si në Durrës, Kavajë, Velipojë, Shëngjin, Sarandë”, tha Julian Beqiri, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

Zoti Beqiri sqaron se, metoda e përdorur nga Agjencia Europiane është një mesatare e 4 viteve të fundit dhe se nga monitorimi i 78 pikave për vitin 2015, 53 plazhe rezultojnë me cilësi shumë të mirë, 11 me cilësi të mirë, dy mjaftueshëm dhe 12 të ndotura.

Përqëndrimi më i madh i plazheve të ndotura është në Durrës dhe Kavajë, “Plazhi i ri” dhe Shkolla e Marinës në Vlorë, si dhe “Plazhi i ri”, “Kanali i Cukës” në Sarandë. Ndërkohë që sezoni turistik ka nisur, raporti për vitin 2016 pritet të publikohet brenda këtyre 10 ditëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.