Cilët janë filmat “e ndaluar” të Hollivudit?
Ka disa prodhime të famshme kinematografike sot në botë, të cilat mbajnë logon prestigjioze të Hollivudit, që në vende të caktuara, për arsye të ndryshme janë hequr nga lista e që publiku nuk është lejuar t’i shohë. Por cilat janë disa prej tyre më konkretisht?
Nga 4 qershori, në disa kinema perëndimore ka nisur shfaqja e premierës së filmit “Mad Max” me Tom Hardy-n. Mirëpo jo në mbarë botën trilleri “Kind 44″ mund të shfaqet lirisht. Në Rusi për shembull, në vetë vendin ku zhvillohen ngjarjet e filmit, shfaqja dhe publikimi i tij është i ndaluar.
“Për shkak të falsifikimit të fakteve historike, si dhe një interpretimi të qëllimshëm të ngjarjeve, imazheve e karaktereve të qytetarëve sovjetikë të asaj kohe”, Ministria ruse e Kulturës u detyrua ta tërhiqte “Kind 44″ përkohësisht nga qarkullimi.
Po ashtu, filmi i regjisorit Daniel Espinosa (38, “Easy Money – ndieje frikën”) është një përshtatje nga libri me të njëjtin titull i Tom Rob Smith dhe bën fjalë për vrasjen makabre të shumë fëmijëve gjatë kohës së ish-Bashkimit Sovjetik në epokën e Stalinit – çka sigurisht se duket një përqasje e ekzagjeruar për krerët rusë të kulturës.
Mirëpo ka edhe prodhime të tjera të Hollivudit, që në vende të caktuara, për arsye të ndryshme janë hequr nga lista. Por cilat janë disa prej tyre më konkretisht?
S’ka përmbytje për Emiratet e Bashkuara
Kaq kollaj protagonistët e Biblës nuk mund t’i shmangen “hatërmbetjes” së Perëndisë. Ngaqë filmi “Noah” i regjisorit Darren Aronofsky (46, “Black Swan”), sipas pikëpamjes së vendimmarrësit, shkel hapur mësimet e Islamit, pasi e paraqet Profetin në mënyrë imazherike, ai, pavarësisht shpenzimeve kolosale prej rreth 125 milionë dollarësh, nuk është lejuar të shfaqet në vendet arabe. Atje përmbytja filmike, nga e cila Noah (luajtur nga Russell Crowe, 51 vjeç) dhe kafshët e botës që, sipas besimit të krishterë, mbrohen me një arkë të drunjtë, bien në ujë.
Skena sadomazokizmi të tepruara për Malajzinë
Ai thuhej se do të ishte edhe filmi “më ngacmues” i dekadës. Mirëpo ekranizimi i romanit bestseller me të njëjtin emër “Fifty Shades of Grey”, me dialogët e tij brutalë dhe skenat e seksit të pafre, shkaktoi plot debate. Disa goditje të forta në prapanicë duhet të kenë qenë vërtet ato më të këqijat që zoti Grey (Jamie Dornan) mund t’i përdorte si ndëshkim për shoqen e tij të lojërave seksuale, Anastasia Steele (Dakota Johnson). Pasi, sipas kritikëve, me gjithë respektin, kjo i afrohet më shumë një skene që të ngjall pështirë e në disa raste edhe mëshirë njëkohësisht. Kështu qeveria e Malajzisë e perceptoi goditjen si atë çfarë ajo në të vërtetë ishte: si një skenë e ndaluar seksi.
Eksodi nga Egjipti
Eksodi nga Egjipti nuk ia doli dot të gjente rrugën për në kinema. Thuajse me miratim unanim, filmi i Ridley Scott në 3D, “Exodus – perëndi dhe mbretër” u ndalua të shfaqej në Egjipt. Sikurse edhe “Kind 44″ filmi në fjalë ku luajnë Christian Bale (41 vjeç), akuzohet se ka mospërputhje historike me rolin e Moisiut, ndërsa akuzohet se shfaq edhe mangësi të tjera në aspektin religjioz. Ai është kritikuar më konkretisht se “ka ngjallur përshtypjen se janë hebrenjtë ata që kanë ndërtuar piramidat. Edhe paraqitja e Moisiut si gjeneral dhe jo si profet, nuk është korrekte”, sipas arsyetimit të detajuar që sjellin autoritetet egjiptiane, që ka mundësuar ndalimin e filmit. Po kështu ka vepruar edhe Maroku, duke e tërhequr filmin nga arkivat e kinemave të veta.
Ndalimi i filmit më të suksesshëm të të gjitha kohërave
Ndërsa arsyen më të çuditshme, sipas kritikëve të kinematografisë, për një film e ka dhënë Kina para disa viteve. Ai është filmi i James Cameron, “Avatar”, që mbahet edhe sot si filmi më i suksesshëm i të gjitha kohërave. Por çfarë ka bërë që ky film të hiqej nga sallat e kinemave?
Në fakt, shumë banorëve të Republikës Popullore u ngjante vetja të prekur nga skenat e filmit, pasi aty shfaqeshin zhvendosje masive popullsish të shkaktuara nga jashtëtokësorët, çka i ngjante fatit të këtyre banorëve. Pasi, për shkak se në atë kohë do të zhvilloheshin Lojërat Olimpike në Pekin, një numër i madh qytetarësh u desh të largoheshin nga banesat e tyre për t’i hapur rrugë, siç mund të ketë ndodhur në fakt edhe në raste të ngjashme projektesh madhore ndërtimore në kuadër të Olimpiadës.
“Të gjitha zhvendosjet në Kinë na bëjnë sot neve, banorët e vetëm në botë që e ndiejmë vërtet vuajtjen e Na’vit (personazhit me ngjyrë blu në film)”, citonte gazeta popullore editorialisten, Huang Hung. Nga frika për trazira sociale, autoriteti shtetëror në Pekin ua hoqi njerëzve sikletin për të aluduar për çdo lloj afërsie me personazhet e filmit dhe u kujdes që “Avatar” të mos shfaqej në asnjërën prej kinemave shtetërore kineze.