Clinton: Sulmet në Bruksel do të forcojnë aleancën mes Amerikës e Europës
Kandidatja Demokrate për president të SHBA-ve, Hillary Clinton, pas sulmeve në Bruksel, ka shkruar se kampanja e terroristëve për urrejtje dhe frikë nuk do të ketë sukses.
Ajo është zotuar se amerikanët do të qëndrojnë përkrahë aleatëve e tyre europian.
“Terroristët edhe një herë kanë sulmuar zemrën e Europës, por kampanja e tyre për urrejtje dhe frikë nuk do të ketë sukses. Njerëzit e Brukselit, Europës dhe te botës nuk do të frikësohen nga vrasësit viciozë.
Sot amerikanët solidarizohen me aleatët tanë evropianë. Mendimet dhe lutjet tona janë me familjet e të vrarëve dhe të plagosurve , si dhe me të gjithë njerëzit e Belgjikës. Këta terroristët kërkojnë të minojnë vlerat demokratike që janë themeli i aleancës tonë dhe mënyrës tonë të jetës , por ata kurrë nuk do të ketë sukses .
Sulmet e sotme do të forcojnë vendosmërinë për të qëndruar së bashku si aleatë”, ka shkruar Clinton, transmeton Express.