Kosova

Çmimi “Hasan Prishtina” për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit

Cmimi-HP-437x350Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, sot, pak kohë pas ngjarjes në Beograd, në ndeshjen e futbollii Serbi-Shqipëri, i ka dërguar një letër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, në të cilën përcjell vendimin e shoqatës për ndarjen e çmimit tradicional “Hasan Prishtina”, Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
Në letër thuhet se, “ju shkruaj duke u përcjellë kënaqësinë dhe përgëzimet e mia më të përzemërta, për krenarinë kombëtare, që dha anembanë kombit dhe te shqiptarët kudo që janë, paraqitja dinjitoze e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit, në ndeshjen kundër Serbisë, në futboll”.
“Unë personalisht dhe anëtarët e aktivistët tjerë të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë dhe që vepron prej 24 vjetësh në të gjitha trojet shqiptare, ndajmë emocionin kuqezi, me të gjithë juve, në këto momente”, thuhet më tej.
“Krahas kësaj, u përcjell vendimin e kryesisë së Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, për ndarjen për Kombëtaren Shqiptare, të Çmimit Tradicional të Shoqatës, që mban emrin ‘Hasan Prishtin’”, thekson Lluka.
Ai bën të ditur se, ky çmim iu ndahet personaliteteve dhe organizatave të shquara në dhënien e kontributit të tyre në rrafshin kombëtar, në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave dhe të qenies sonë kombëtare.
“Kombëtarja Shqiptare, lojtarët e saj dhe mbarë stafi janë më merituesit, që për vitin 2014 të jenë laureatë të këtij çmimi, i cili deri më tani iu është ndarë: Nënës Shqiptare, Presidentit Klinton, Kryeministrit Bler, Gjeneralit Klark, Familjes Jashari, Familjes Haradinaj, Ambasadorit Uoker, Ambasadorit Uisner dhe tani shpresojmë të gjejmë rastin që këtë t’ia ndajmë, në një ceremoni apo eveniment, Kombëtares Shqiptare në Futboll”, përfundon letra e kryetarit të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button