Moda

Çmimi që paguajmë për të qenë në modë

Demet fizike qe vijnë nga moda

Taka te larta dhe te holla, çanta te mbushura plote dhe te renda, pantallona jo te rehatshme, te jesh ne mode sot kërkon jo vetëm një impenjim te madh ekonomik por edhe një çmim te larte ndaj shëndetit. Këtë e konfirmon alarmi i lancuar për këshilla te duhura, janë pikërisht mjeket qe shpesh gjenden duke punuar “demet fizike” si pasoje qe ne veshim çdo dite pa e menduar mire. Dhembje shpine, dhembje kockash dhe artikulacionesh janë vetëm disa nga simptomat qe kane femrat e sotme te cilat janë mësuar për te përballuar xhunglën urbane me këpucë dhe çanta pak te përshtatshme.

Çanta oversize…edhe te renda

Çante krahu te rende, çante për te mbajtur kompjuterin por edhe mbajtësja e vogël trendy për te qenin e vogël mund te shkaktojnë dëme ne shpine. Por nëse do te llogarisim brendësinë e çantës se një femre ku mund te gjeni telefon, një tabletë, portofol, beauty case për grimin, një shishe parfum etj këto te gjitha mund te arrijnë edhe 8-10 kg. Te transportosh te gjithë ditën dëmton seriozisht shpatullat, qafen dhe shtyllën vertebrale ne përgjithësi. Por çfarë mund te bëni? Provoni te synoni tek simetria, duke zgjedhur çanta te cilat mund te mbahen ne mënyrë diagonale ne këtë mënyrë peshën do ta barazoni edhe ne shpatullën tjetër.

Taka vrasëse por moderne

Dhembja qe mund te ndjeni kur ecni me një pale këpucë 12 cm te larta është sinonim i demit qe i bëjnë këpucët tuaja moderne trupit tuaj dhe ne veçanti shpinës dhe qafës. Këmba jone nuk është projektuar për te qëndruar për një kohe te gjate ne një pozicion jo natyral dhe për këtë arsye rrëshqet përpara ne këpucë duke detyruar gishtat te marrin një forme jo te duhur dhe ne këtë mënyrë te marrin përsipër peshën e te gjithë trupit. Qëndrimi i marre ne këtë pike mund te provokoje dëme ne shpine, ne gjunjë dhe ne ije. Nuk këshillohet te hiqni dore nga takat përgjithmonë por te paktën provoni te pushoni këmbët tuaja duke alternuar këpucët mbi te gjitha nëse ecni ne këmbë.

Limitoni edhe pantallonat e ngushta

Pantallonat e ngushta janë bere simbol i modës për shume femra po për fat te keq kur përpiqeni te futeni ne një pale pantallona shume te ngushta, trupi juaj pëson dëme. Një mase shume e ngushte mund te shkaktoje dëme serioze nervave dhe ne mënyrë te veçante kur nervat ndodhen ne pjesën e jashtme te kofshëve ai pëson shtypje. Nëse pantallonave te ngushta do ti shtonit edhe një pale taka te larta rreziku shtohet. Prandaj pantallonat e ngushta përdorini sipas rastit, ndërsa gjate ditës synoni për komoditet i cili nuk bën asnjëherë keq.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button