“350 mijë dokumente kanë ardhur nga Stambolli. Dokumentet datojnë nga shekulli XV-XX. Dokumentet janë me rëndësi historike. Ndërkohë, shumë shpejt do të vijnë të tjera dokumente nga Turqia.
Gjatë vitit 2016 u morën rreth 5 mijë dokumente. AKSH përmban sot tërësinë e dokumenteve pas pavarësisë, por edhe tërësinë e dokumenteve gjatë periudhës osmane. Është një mori e jashtëzakonshme dokumentare, që duhet të kalojë në një proces renditjeje. Nga fundi i vitit të ardhshem do jenë gati dokumentet për shfrytëzim.
Kjo bëhet për të pasur një pamje të qartë historike mbi ato gjëra që nuk ishin të qarta. Do kemi gjithë pasurinë kombëtare mbi periudhën osmane. Asnjë studiues s’do duhet të shkojë në arkiva të tjera, do t’i ketë të gjitha këtu për Shqipërinë në periudhën osmane. Dokumentet që kanë ardhur janë të njëjta me origjinalet. Asnjë dokument i periudhës osmane nuk është sekret, por janë dokumente që nuk i dinim deri më dje. Ju takon historianëve t’i analizojnë”, deklaroi Bido.