Kronika

CNN: Ja numri i xhihadistëve në mbarë botën, 120 nga Kosova

harta e cnn
Lista sipas CNN

Kur ekzekutori që i preu kokën gazetarit amerikan James Foley u vërtetua se ishte një londinez, ish-reper tanimë i konvertuar në xhihad, doli në dritë një problem dhe më i madh që tronditi botën. Të rinj të konvertuar në myslimanë dhe më pas që kanë përqafuar xhihadin nga perëndimi, Amerika dhe Britani ndodhen në Irak, Siri dhe luftojnë duke prerë koka njerëzish në emër të xhihadit.

CNN publikon një listë me numrin e të rinjve nga shtete të ndryshme të botës që kanë rendur drejt vendeve ku po zhvillohet një luftë apokaliptike me vrasje horror që publikohen përmes videove në internet. CNN rendit 25 vende, mes tyre me një numër të konsiderueshëm dhe Kosova ku rreth 100-120 të rinj janë rekrutuar në forcat e xhihad dhe vrasin në emër të tij. Sipas listës, mbi 11 mijë persona në mbarë botën kanë udhëtuar drejt Sirisë, disa dhe janë krhyer në shtëpitë e tyre, disa janë vrarë dhe disa vijojnë të qëndrojnë në radhët e ekstremistëve. Sic vihet re dhe në listë, vendet që rekrutojnë më shumë të rinj në xhihad janë nga vendet me popullsi myslimane, si vende arabe, Tunizia, Maroku, por nuk mbeten pas vende, si Gjermania me 300, Franca që numëron 700 persona xhihadistë. CNN ka përpiluar një listë prej 25 vendeve të cilat deri më tani i kanë publikuar të dhënat zyrtare për pjesëmarrjen e shtetasve të tyre në luftën e Sirisë. Në mesin e këtyre vendeve renditet edhe Kosova, e cila, në krahasim me disa vende me shumicë të popullatës me besim të krishterë, qëndron keq me këto shifra. SHBA-të, gjithnjë sipas shifrave zyrtare të publikuara nga shtetet përkatëse, del se kanë mbi 100 shtetas që janë duke luftuar në Siri krahas xhihadistëve që po luftojnë për krijimin e një Shteti Islamik. Sipas ranglistës së publikuar nga CNN, SHBA-të kanë 2 milionë e 595 mijë shtetas të besimit islam, nga të cilët mbi 100 janë të përfshirë në luftën e Sirisë, që në përqindje i bie 0,004 për qind. Kosova, sipas kësaj rangliste, ka 2 milionë e 104 mijë shtetas të besimit islam, nga të cilët, sipas shifrave zyrtare të publikuara deri më tani, në Siri marrin pjesë 100-120.Përkthyer këtë në përqindje i bie që 0,006 për qind e qytetarëve të Kosovës janë të përfshirë në luftën e Sirisë. Për dallim prej SHBA-ve, Britania e Madhe numëron 2 milionë e 269 mijë shtetas të besimit islam, nga të cilët në Siri po marrin pjesë 500. Përkthyer në përqindje i bie 0,017 për qind e besimtarëve myslimanë të Britanisë. Por, për sa i përket përqindjes së popullatës myslimane, punët më keq i kanë Norvegjia, Danimarka dhe Finlanda. Për sa i përket shifrave të personave që marrin pjesë në luftën në Siri, numri më i madh nga vende të huaja vjen nga Tunizia, vend në të cilin jetojnë mbi 10 milionë qytetarë të besimit islam, ndërsa në Siri, krahas forcave të IS, luftojnë 3,000 qytetarë tunizianë, raporton Koha.net. Singapori, me 721 mijë shtetas të besimit islam, zyrtarisht ka vetëm një qytetar të sajin në këtë luftë. harta e xhiihadit

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button