Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 27 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,063 ▼ -4.06% ETH $1,986 ▼ -3.78% XRP $1.3254 ▼ -2.67% SOL $82.8000 ▼ -4.52%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ç’po ndodh me euron? Niveli më i ulët në 9 vite

Euro është këmbyer sot me 135.1 lekë, duke kapur kështu nivelin më të ulët të këmbimit për këtë vit në vend. Përveç faktorëve të brendshëm, ky zhvlerësim i euros vjen si reflektim i tregjeve ndërkombëtare, ku çmimi i këmbimit të euros ka rënë si pasojë e zhvillimeve politike.

Monedha europiane, përgjatë 2016-ës, është zhvlerësuar në tregjet ndërkombëtare si reflektim i pasigurisë nga tronditjet politike.

Rezultatet e sondazhit të zgjedhjeve në Francë, nga ku liderja e partisë së ekstremit të djathtë, Frontit Nacional, Marine Le Pen, kryesonte ndjeshëm në garë me figurat e tjera, shtuan ndjenjën e pasigurisë ndër investitorë.

Marine Le Pen është zotuar se në rast se do të fitojë zgjedhjet presidenciale në fund të prillit do të udhëheqë vendin drejt daljes nga Eurozona, sikurse bëri dhe Britania në qershorin e vitit të kaluar.

Rezultatet zgjedhore kanë treguar se kanë një ndikim të gjerë në kursin e këmbimit. Rezultati i referendumit në Britani, bëri që monedha britanike të kapte nivelin më të ulët të këmbimit në 30 vite, ndërsa euro thuajse të arrinte në barazi me monedhën e gjelbër amerikane.

Edhe zgjedhjet presidenciale amerikane do të tronditnin tregjet, të cilat pas fitores së Trump-it, reflektuan një forcim të dollarit përkundrejt një grupi monedhash të tjera.

Sot, në tregjet ndërkombëtar euro këmbehet me 1.05 dollarë. Niveli më i ulët i këmbimit të  euros me dollarin ka qenë 1.03 dollarë për një euro në datë 20 dhjetor.  Po në ato data do të arrihej dhe niveli më i ulët i nëntë viteve i këmbimit të euros me lekun, ku një euro këmbehej me 134.3 lekë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.