Ekonomia

Crown Agents: Kontrata jonë përfundoi më 9 shkurt, në 2 vjet zbuluam 4,500 shpërdorime

eCrown Agents konfirmon se kontrata jonë 2-vjeçare me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë për të asistuar Administratën Doganore përfundoi më 9 shkurt 2016. “Jemi të lumtur, thuhet sot në deklaratën për shtyp,  të raportojmë se të gjithë objektivat tanë operativë jo vetëm që u përmbushën por edhe u tejkaluan ndjeshëm – veçanërisht numri i rasteve të zbuluara të mashtrimit dhe shpërdorimit, i cili ishte mbi 4,500”.

“Si rezultat i rasteve të zbuluara prej nesh, thuhet në deklaratë,  gjatë kësaj periudhe, është bërë i mundur identifikimi dhe mbledhja e një shume më të madhe të ardhurash se sa vlera e vetë Kontratës. Duke marrë parasysh këtë, nuk ka pasur kosto efektive për taksapaguesit e rregullt shqiptarë. Të vetmit që kanë paguar janë ata individë të cilët po përpiqeshin të shmangnin detyrimet e tyre. Ne kemi mundur t’i ofrojmë Administratës Doganore dhe Qeverisë Shqiptare asistencë në shumë fusha, përfshirë: masat për parandalimin dhe zbulimin e korrupsionit, standardet profesionale, burimet njerëzore, analizën e riskut, kontrollet e akcizës. Njëkohësisht, kemi lëvruar shumë seanca trajnimesh për mbi 500 punonjës të Doganave, si edhe kemi përgatitur një sërë procedurash veprimi dhe dokumentesh informuese për publikun. Skuadrat e Crown Agents qenë gjithashtu në gjendje të parandalonin futjen në tregun shqiptar të produkteve të rrezikshme dhe të palicencuara, të cilat përbënin një kërcënim direkt për shëndetin dhe sigurinë publike. Këtu mund të përmendim: Verë dhe raki të prodhuar në mënyrë të jashtëligjshme e të pakontrolluar, produkte false të kujdesit shëndetësor dhe medikamente të palicencuara, automjete të cilat ishin të pasiguruara dhe nuk u nënshtroheshin kontrolleve teknike, produkte elektrike të pasigurta të cilat përbënin kërcënim direkt për përdoruesit, përfshirë fëmijët”.

Ndërkohe “përkushtimi ynë, perfundon deklarata,  ndaj përgjegjësisë sociale ka qenë i pakursyer dhe përmes tij kemi mundur t’u kthejmë diçka mbrapsht qytetarëve shqiptarë. Këtu mund të përmendim një sërë aktivitetesh të lidhura me mjedisin, mirëqenien dhe mbështetjen për shoqërinë civile”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button