Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $67,005 ▼ -0.14% ETH $2,054 ▼ -0.75% XRP $1.3167 ▼ -0.25% SOL $80.3000 ▲ +0.48%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Kosova

Daçiq: Edita jep deklarata boshe, s’dialogojmë për njohjen e Kosovës

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq ka deklaruar sot se askush nga Qeveria e Serbisë nuk e ka pranuar që të dialogojë me Prishtinën mbi njohjen e pavarësisë së Kosovës, duke thënë se Serbia nuk do të ndryshojë “vijat e kuqe” të saj, as për të rënë dakord për anëtarësimin e Kosovës në organizata të OKB-së.

Daçiç ka komentuar ultimatumin dhe shantazhin nga ana e Prishtinës, si dhe katër pikat dhe deklaratat e Ministriës për Dialog, Edita Tahiri, duke thënë se të gjitha këto janë fjalë boshe, raporton Tanjug.

“Të gjitha këto janë fjalë boshe. Ky është një zemërim lokal që përdoret për të qetësuar disa nga fantazmat politike në Prishtinë. Megjithatë, është mirë që kjo u shfaq për t’i bërë njerëzit të shohin se me çfarë lloj gjërash po përballemi kur ne po negociojmë”, ka thënë Daçiq, transmeton lajmi.net.

Ai gjithashtu theksoi se Serbia nuk do të heqë dorë kundër anëtarësimin të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Daçiq theksoi se Serbia duhet të përfitojë nga ajo që Vatikani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

“Vatikani është i rëndësishëm për statusin e Kosovës dhe nevojën për të bërë një hap të madh përpara dhe të përfitojmë nga këto erëra”, ka thënë Daçiq, duke shtuar se Papa duhet të vizitojë Serbinë, e që do të ishte qesharake që të shkojë në Kosovë dhe ta vizitojë Patriarkanën, e jo Beogradin.

Daçiq shtoi se ai nuk dëshiron të ndërhyjë në çështjet kishtare, por kur bëhet fjalë për Kosovën, Vatikani mund të jetë një aleat i rëndësishëm.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.