☁️
Tiranë 17°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 93.83 ▲3.89%
ARI 4,447 ▼2.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,357 ▼ -3.11% ETH $2,069 ▼ -5.24% XRP $1.3723 ▼ -3.79% SOL $87.6100 ▼ -5.61%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 93.83 ▲3.89 % ARI 4,447 ▼2.31 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Kosova

Daçiq: Kosova hyn në OKB nëse Serbia vendos sanksione ndaj Rusisë

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se vendosja e sanksioneve dhe kthimi i shpinës Rusisë, do të ishte politikë tradhtare dhe kjo do t’i hapte rrugën Kosovës që të bëhet anëtar i plotfuqishëm i Kombeve të Bashkuara, transmeton “Koha.net”.

Daçiq ka theksuar se anëtarësimi në BE është qëllim strategjik, por jo dhe i vetmi i Serbisë.

“Qëllimi ynë i parë është t’i mbrojmë interesat tona kombëtare e shtetërore”, citon “Veçernje Novosti” të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se është gënjeshtër se miqësia me Moskën është shkak pse Beogradi nuk hap kapituj negociatash me BE-në dhe ka shtuar se kapitujt do të hapen kur vendet e BE-së të vlerësojnë se ka përparim në negociatat Beograd – Prishtinë.

“Serbia është e hapur për dialog, por ne do të marrim pjesë vetëm në negociata me status neutral. Nuk merremi me lojërat e Prishtinës. Shikoni tash. Atje miratohet rezoluta për mbrojtjen e fryteve të UÇK-së e për shkak të këtyre terroristëve është formuar Gjykata Speciale për krime lufte e tregtim organesh”, ka thënë Daçiq, transmeton “Koha.net”.

Sipas fjalëve të tij, dialogu me Prishtinën edhe përkundër përpjekjes për, siç tha ai, rrëmbimin e “Trepçës” e të Telekomit, nuk do të ndërpritet pasi këtë nuk do ta lejojë BE-ja.

Duke folur për mundësinë e që në fund të negociatave Serbinë e pret kërkesa për të nënshkruar marrëveshjen detyruese juridike me Kosovën, Daçiq ka thënë se për këtë gjë nuk di njeri.

“Është e sigurt se të gjitha vendet anëtare të BE-së nuk do të pranojnë që nënshkrimi është njohje e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Daçiq.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.