Zgjedhjet lokale 2015

Dako: Investimet në shkolla, fokusi ynë

Kryetari i bashkisë Durrësit dhe njëherazi kandidati për kryetar i “Aleancës për Shqipërinë Europine”, Vangjush Dako, ka marrë pjesë në përurimin e terreneve sportive në shkollën e muzikës “Jan Kukuzeli” të qytetit të Durresit.

Dako u shpreh se Bashkia e Durrësit po i kushton vemendje edhe shkollave të qytetit ku janë krijuar terrene sportive dhe shlodhëse në ambientet përreth.

“Me një investim prej rreth 19 milionë lekë janë krijuar fusha sportive në katër shkolla të Durrësit, “Jan Kukuzeli”, “Marie Kaçulini”, “14 Nëntori” dhe “Jusuf Puka”, si dhe janë rikualifikuar të gjitha hapësirat e tjera rreth këtyre shkollave duke krijuar ambiente të jashtme sipas standardeve moderne për këta nxënës. Ndërkohë që me një fond tjetër, në bashkëpunim me Bankën Botërore, prej rreth 15 milionë lekë janë krijuar ambiente sportive edhe në 5 shkolla të tjera, “Naim Frashëri”, “Gjergj Kastrioti”, “Eftali Koçi”, “Isuf Ferra” dhe shkolla e re në zonën e ish- Kënetës”, u shpreh Dako.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button