Parlamentare

Haxhinasto: Opozita të jetë realiste

Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, i kërkoi sot opozitës që të jetë realiste dhe të shohë arritjet e qeverisë në investimin e projekteve të rëndësishme, sidomos në infrastrukturë.
“PD nuk ka sot një model të investimeve në pushtetin vendor”, tha ministri ne përgjigje te akuzave të opozitës sot në Kuvend.

Debate për ngjarjet në Maqedoni

Deputetja e Partise Demokratike dhe ish-kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli, i kërkoi sot kryeministrit Edi Rama që të vijë në parlament e të japë shpjegime për situatën në Maqedoni.

“Maqedonia është në prag të rrokullisjes, por ne pse nuk e gjetëm një fjalë për të thënë sot. Maqedonia  është në rrezik eksplozioni dhe kjo nuk e bën të paprekshme Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Ballkanit. I kërkoj kryeministrit që të lërë fushatën, të vijë këtu e t’u shpjegojë shqiptarëve për situatën në Maqedoni”, u shpreh ish-kryetarja e Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button