☁️
Tiranë 13°C · Vranët 08 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
₿ CRYPTO
BTC $75,844 ▲ +0.1% ETH $2,233 ▼ -0.08% XRP $1.1574 ▼ -0.28% SOL $89.1700 ▼ -0.5%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724 EUR/USD 1.1163 EUR/GBP 0.8344 EUR/CHF 0.9146 EUR/ALL 90.9695 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5975 EUR/TRY 55.9549 EUR/JPY 176.70 EUR/CAD 1.5724
08 Nën 2026
Breaking
Kronika

Dalin pamjet kur 44-vjeçari përplas patrullën e policisë

Ky është momenti kur makina e Policisë Rrugore të Durrësit përplaset nga një automjet tjetër në zonën e Kënetës, mbrëmjen e së shtunës.

Pamjet janë fiksuar nga kamerat e një banese pranë vendngjarjes, ku shihet makina e policisë që i bën shenjë për të ndaluar një automjet tip “Ford”, ngjyrë gri, që drejtohej nga 44-vjeçari R.A.

Kur dukej se ky i fundit po ndalonte dhe një nga efektivët e policisë del nga makina dhe afrohet duke hapur derën e pasagjerit, automjeti vijon lëvizjen.

Menjëherë, punonjësi i policisë kthehet në automjetin e tij me qëllim që t’i vihet në ndjekje. Por automjeti tip “Ford”, i drejtuar nga 44-vjeçari, bën vetëm pak metra përpara dhe më pas ecën me shpejtësi mbrapa, duke përplasur makinën e policisë dhe duke rrezikuar jetën e efektivëve.

Nga përplasja, makina ndalet dhe në këtë moment dy punonjësit e policisë nxitojnë për të neutralizuar drejtuesin e automjetit.

Pas ndalimit, ai rezultoi se e drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u vu në pranga, pasi testi i alkoolit tregoi një nivel prej 1.41 mg/l.

Po në zonën e Kënetës, dy javë më parë, një tjetër shofer në gjendje të dehur u mori jetën dy të miturve, ndërsa një tjetër u plagos rëndë, teksa luanin me top në trotuar.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.