Te ndryshme

Danimarka, një copëz toke për t’u kundruar plot endje

Nëse bëhet fjalë për të vizituar destinacionet më atraktive të Danimarkës, thuhet se kryeqyteti Kopenhagën është ai që fsheh shpesh shumicën e tyre. Sigurisht se në këtë që thamë, jo gjithçka është vetëm një mit. Natyrisht se metropoli i mrekullueshëm danez në bregun lindor të gadishullit, e meriton në fakt të gjithë vëmendjen e duhur.

Tek e fundit, kush nuk ka dëgjuar akoma për sirenën e vogël të përrallave (apo madje ta ketë parë atë), parkun e bukur Tivoli, një guidë që të çon te ndërmarrja e njohur e birrarisë së famshme “Carlsberg”, apo s’ka bërë një shëtitje nëpër parkun e këndshëm historik “Bakken”, plot sharm, që ndodhet buzë qytetit të Kopenhagës.

Por, në asnjë rast nuk duhet harruar një tur nëpër pjesën tjetër të vendit. S’ka rëndësi nëse je atje për vizitë apo për ndonjë shkak tjetër. Ti nuk do t’i shpëtosh dot tundimit për ta riparë Danimarkën në rastin më të parë të mundshëm. Materiali i mëposhtëm ju jep një panoramë shumë përmbledhëse të atraksioneve më të rëndësishme që ndodhen në perëndim të Kopenhagës.

Ishulli i Sjaelland-it

Ishulli danez i Sjaelland-it fsheh pak a shumë gjysmën e popullsisë të vendit. Për shumë danezë (para së gjithash, ata të cilët nuk jetojnë vetë në atë ishull), Sjaelland është thuajse një sinonim i Kopenhagës. Mirëpo ishulli në fjalë ofron edhe shumë atraksione të tjera.

Pikërisht në perëndim të Kopenhagës, gjendet Roskilde, i famshëm për festivalin me të njëjtin emër, që çdo vit mbledh rreth vetes muzikantë e vizitorë nga e gjithë bota. Yje botërorë si Bruce Springsteen, Iron Maiden dhe “Muse”, në vitet e fundit kanë shkelur skenën në ngjyrë portokalli të festivalit dhe ndonjëherë aty gjenden më shumë se 130 000 vetë të bashkuar rreth evenimentit që zgjat katër ditë.

Megjithëse ai nuk ndodhet në fakt tamam në perëndim të Kopenhagës, bregu në veri të tij ofron disa panorama rripash toke shumë mbresëlënëse. Rrugës për atje nuk mund të lësh të të humbasin disa stacione mjaft mbresëlënëse.

Bregu verilindor

Së pari: “Louisiana Museum of Modern Art” në Bashkinë e Humlebaek-ut. Ai paraqet më shumë se 3500 vepra arti në shërbim të vizitorëve dhe ndodhet ndanë bregut në një sipërfaqe tërësisht të shfrytëzueshme për qëllimet e muzeut.

E dyta: skaji verilindor i Sjaelland-it, me qytetin Helsingør. Atje gjendet kështjella e famshme “Kronborg”, vendi ku u zhvilluan tragjeditë e Shekspirit, Hamleti i tij.

Fshehur në katakombet e Kronborg-ut, ndodhet statuja e Holger Fanezit (Holger Danske) i përkulur mbi shpatë e mburojë: sipas legjendës, ai do të zgjohet gjithmonë nga varri, nëse Danimarka gjendet në rrezik.

Ishulli Fyn
Nga Sjaelland-i, ura të shpie në rripin e madh (Storebaelt), siç e quajnë vendasit, në drejtim të perëndimit, për tek ishulli Fyn. Simboli më i dallueshëm i ishullit, është shtëpia e rrëfimtarit më të madh të përrallave, Hans Christian Andersen.

Shtëpia e tij historike gjendet në Odense, qyteti i tretë më i madh në vend. Ca shtëpi më tej, has në muzeun danez të hekurudhave, mjetit më të parapëlqyer të transportit në Danimarkë (duke përjashtuar këtu sigurisht, biçikletat).

Në anën juglindore të Fyn-it, ndodhet edhe kështjella “Egeskov” me kopshtet e saj, të cilat janë kurorëzuar me çmimin si më të mirat historike në kontinent (Best European Historic Garden Award). Ajo vlerësohet si më e bukura në Danimarkë dhe kështjella vetë është e hapur për publikun: aty gjenden shumë eksponate historike; që nga oldtimer-at deri te shtëpitë e kukullave.

Jylland-i: Danimarka kontinentale

Nëse vazhdon më tej dhe merr autostradën në drejtim të perëndimit, ura të shpie në rripin e vogël (Lillebaelt) në pjesën kontinentale të Danimarkës, drejt Jylland-it. Gadishulli – që shpesh përshkruhet edhe si një vend i mbushur plot pyje të errët – nuk të pengon të takosh në një farë mënyrë, plot njerëz të këndshëm.

Në bregun lindor të Jylland-it, gjendet edhe Aarhus: Vetëm Kopenhagën është më i madh se ai, dhe në Aarhus shihet thuajse i njëjti shpirt tregtar e sipërmarrës si në kryeqytetin krenar.

Aalborg

Në veri të Jylland-it shfaqet Aalborg-u me potencialin e një metropoli dhe shkëlqimin e një qyteti të vogël, shumë të këndshëm. Qendra e qytetit gëlon prej limaneve të vogla dhe një shëtitje të shpie në kështjellën Aalborghus, ndërtuar në shekullin e 16, si dhe përpara “Utzon Center”, kryeveprës së fundit ariktektonike të Jørn Utzon, që tashmë ka vdekur, arkitektit të famshëm danez, që para së gjithash do të mbahet mend për projektimin e Pperas së Sydney-it në Australi.

Mes shkëlqimit të Kopenhagës, i cili për shumëkënd është shumë i këndshëm, dhe sipërfaqeve moçalore e liqenore të Jylland-it, të cilat në një ditë me shi të japin një përshtypje të trishtë, ka megjithatë shumë më tepër për të zbuluar. Për fat, Danimarka është një vend me sipërfaqe të vogël, kështu që është relativisht e thjeshtë ta eksplorosh brenda një kohe të shkurtër, por kjo pikëpamje nuk shkon aspak, nëse do të mendosh se për të kundruar vlerat e saj historike, kulturore e artistike, është një sipërmarrje që do ju marrë shumë kohë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button