🌤️
Tiranë 5°C · Kryesisht kthjellët 11 March 2026
S&P 500 6,781 ▼0.21%
DOW 47,707 ▼0.07%
NASDAQ 22,697 ▲0.01%
NAFTA 83.28 ▼0.2%
ARI 5,211 ▼0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
₿ CRYPTO
BTC $69,540 ▼ -0.01% ETH $2,021 ▼ -0.44% XRP $1.3779 ▲ +0.28% SOL $85.5800 ▼ -0.14%
S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.28 ▼0.2 % ARI 5,211 ▼0.6 % S&P 500 6,781 ▼0.21 % DOW 47,707 ▼0.07 % NASDAQ 22,697 ▲0.01 % NAFTA 83.28 ▼0.2 % ARI 5,211 ▼0.6 %
EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780 EUR/USD 1.1626 EUR/GBP 0.8654 EUR/CHF 0.9038 EUR/ALL 96.1225 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4473 EUR/TRY 51.2317 EUR/JPY 183.57 EUR/CAD 1.5780
11 Mar 2026
Breaking
Breaking
Bota

Darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden nxjerr në pah rreziqet ndaj gazetarëve

“Sonte mesazhi që i dërgojmë vendit dhe botës është se shtypi i lirë është shtylla kryesore e një shoqërie të lirë, jo armiku i saj”, tha presidenti Biden në fjalimin e tij.

Presidenti dhe zonja e parë Jill Biden, me të mbërritur në vendin ku mbahej darka të shtunën, u takuan privatisht me prindërit e gazetarit të gazetës “Wall Street Journal”, Evan Gershkovich, i cili është i burgosur në Rusi që nga marsi. Gershkovich akuzohet për spiunazh, pavarësisht se kjo akuzë është mohuar nga ai, punëdhënësi i tij dhe qeveria amerikane.

Në mesin e 2600 të ftuarve ishte edhe Debra Tice, nëna e Austin Tice, i zhdukur në Siri nga viti 2012. Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se ai është gjallë dhe po punojnë për ta kthyer në SHBA.

“Gazetaria nuk është krim. Evan dhe Austin duhet të lirohen menjëherë së bashku me çdo amerikan tjetër të arrestuar jashtë vendit. Unë ju premtoj, po punoj jashtëzakonisht shumë për t’i kthyer ata në shtëpi”, tha zoti Biden.

Në darkën e përvitshme ishin të pranishëm edhe persona të famshëm, përfshirë aktorin Liev Schreiber dhe këngëtarin John Legend, si dhe manjatë të medias në Uashington.

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger e hapi mbrëmjen me një video të regjistruar paraprakisht, ku foli për rëndësinë e një shtypi të lirë dhe të pavarur, duke i quajtur gazetarët “aleat të popullit”.

Presidenti Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris u ulën në skenë së bashku me komedianin Roy Wood Jr., aktor i programit “The Daily Show”, i cili mbajti fjalim të mbushur me humor thumbues për vet presidentin dhe të tjerë.

Ndërsa presidenti Biden pjesën më të madhe të fjalimit të tij e përqëndroi tek çështja e lirisë së shtypit, ai thumboi disa kritikë të tij politikë më të zëshëm.

Ai u tall me udhëheqësin republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy duke e kritikuar një projektligj që republikanët e miratuan së fundmi, i cili do të hiqte tavanin e borxhit kombëtar në këmbim të një sërë shkurtimesh buxhetore që prekin edhe disa prej arritjeve kryesore legjislative të administratës së zotit Biden.

“Herën e fundit që republikanët votuan për diçka aq fatkeqe u deshën 15 raunde votimesh”, tha presidenti Biden, duke iu referuar betejës që bëri zoti McCarthy për t’u bërë kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve në janar.

Presidenti Biden u mor edhe me kritikat se ai është i moshuar për një mandat të dytë si president pak ditë pasi shpalli kandidaturën e tij për t’u rizgjedhur president në vitin 2024.

Aktori Roy Wood Jr. gjithashtu e ngacmoi presidentin Biden në lidhje me moshën e tij duke përmendur demonstratat kundër ligjit të ri për moshën e pensionimit në Francë.

“Ne duhet të frymëzohemi nga ngjarjet në Francë. Ata u rebeluan kur mosha e daljes në pension u rrit për dy vjet, nga 62 në 64 vjeç. Ndërkohë në Amerikë kemi një 80-vjeçar që na lutet të bëhet president edhe për katër vite të tjera. Ai po na lutet. Më lejoni ta përfundojë punën e nisur. Ai nuk po e thotë këtë si slogan fushate, por si lutje, më lejoni ta përfundojë punën e nisur”, tha komediani Roy Wood Jr.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.