Kronika

Dasma mbretërore shqiptare, celebrimi u drejtua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

78 vjet pas martesës së gjyshit të tij trashëgimtari Princ Leka II sjell në Shqipëri vëmendjen ndërkombëtare, por edhe shkëlqimin e luksin e familjeve më të mëdha evropiane.
Martesa e tij me Elia Zaharian e shndërroi Pallatin e Brigadave, i njohur si Pallati Mbretëror, në vendin që priti një prej ngjarjeve më të rëndësishme të familjes monarkike. Celebrimi u bë në ora 11.00, në Sallën e Fronit dhe u drejtua nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pas 30 minutave çifti mbretëror doli në përshëndetjen martesore nga ku treguan edhe rrathët e martesës nga shtëpia e stolive Bythanasa Geneve Jewellery.
Megjithëse me një princ pa fron dhe një Shqipëri jo monarki, kjo dasmë solli në vendin tonë Arkidukën George dhe dukeshën Eilika të Austrisë, princin dhe princeshen Lea të Belgjikës, princin Ali të Egjiptit, princeshën Maria Pia të Savojës, princin Philip dhe princesha Elisabet nga Lihteshtejni, Dukeshën Maria dhe dukën George nga Rusia, Princin dhe princeshen Michael të Kent nga Mbretëria e Bashkuar, Princin Alexander dhe Princeshen Katherine nga Serbia dhe prania më e rëndësishme Mbretëresha Sofi e Spanjës.

Çdo detaj i kësaj dite të gjatë është kuruar me kujdes nga organizatorët e eventeve, përfshirë edhe lulet natyrale që do t’i japin freski tryezave dhe mjediseve të Rezidencës dhe Pallatit të Brigadave. Çdo lule që është vendosur në këtë buqetë ka mesazhin e vet, që ka të bëjë si me prejardhjen e bashkëshortit të Elias dhe me të sajën, deri te kujtimet e fëmijërisë. Bashkëpunëtorja e përhershme e “Class AV”, Frida Banushi, floristja e “Floral Fantasy” ka rrëfyer për përzgjedhjen e kujdesshme të luleve që është bërë për këtë dasmë, por çfarë është më interesantja edhe për buqetën e nuses, Princeshës Elia Zaharia.

Trëndafili i bardhë – Mbretëresha Geraldinë thirrej Trëndafili i Bardhë i Budapestit dhe tregon dashuri, lumturi dhe bukuri.

Lilly of Valley – një lloj zymbyli, është lulja që përdoret nga të gjitha princeshat dhe shpreh besimin e plotë.

Daizy – lulja e deles, lulja e preferuar e mamasë dhe e fëmijërisë së Elias.

Gardenia – përfaqëson dëlirësi, pastërti.

Callas – përfaqëson bukuri madhështore.

Tulipani – dashuri perfekte

Bouvardia – thjeshtësi, elegancë.

Floristja tregon gjithashtu për dekorimin elegant të dy mjediseve, me të njëjtën tipologji lulesh, konkretisht lule bore, orkide, dendrobium, një lloj orkideje më e madhe, trëndafil, trëndafil spray gracia, astible, të gjitha në ngjyra të lehta. Frida sqaron që ngjyrat do të jenë pastel, e bardhë, rozë, perlë, pjeshkë, pana, ndërsa stili elegant, i thjeshtë dhe romantik, gjithçka sipas natyrës së vetë çiftit.

Festimet për martesën e princit Leka i II dhe Elia Zaharia pritet të kulmojnë me darkën që do të mbahen në Pallatin e Brigadave ku do të ketë përfaqësues nga familjet mbretërore të Europës por ehde figura të njohura të politikës shqiptare.

Related Articles

Comente

  1. Fashisti mbreti Zog eshte plehu shqipetar hajduti shqipetar.Hajduteria ne Tirane po e nderojne hajdutin e hajdutit Ahmet Zogu.Turpi Shqipetar Hajduteria ne shqiperi nuk ka turp Hajduteria e sali berishes e ha turpin me buke tre here ne dite.Nipi I hajdutit Ahmet zogu te dorezoje pasurine e popullit qe ka vjedhur gjyshi I tij.Ne qofte se nuk e dorezon te digjet I gjalle urgjentisht.

  2. nipi I hajdutit zog del pa koke ne fotografi.Ai nuk ka koke Koka e tij do pritet shume shpejt dhe do te digjet bashke me familjet e sali berishes dhe hajduterine e tij.Prisni dhe pak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button