Sporti
De Gea mund të largohet nga United
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/08/de-gea-mund-t-euml-largohet-nga-united_hd.jpg)
E ardhmja e David de Gea te Manchester United është duke u vënë në dyshime.
Daily Star raporton se e dashura e portierit të Manchester United, këngëtarja spanjolle Edurne Garcia, e ka porositur atë të largohet nga Liga Premier dhe të rikthehet në Spanjë.
“Sigurisht se dua ai të luajë këtu. Kurdo që jeni afër, aq më mirë. Sidoqoftë, unë e mbështesë atë në çdo gjë dhe e dëshiroj më të mirën për të”.
“Po ashtu, Manchesteri nuk është aq larg, unë kam kaluar shumë vite shumë shkuar lart e poshtë”, ka thënë ajo për The Other Report.