🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 27 April 2026
S&P 500 7,161 ▼0.06%
DOW 49,190 ▼0.08%
NASDAQ 24,779 ▼0.23%
NAFTA 96.11 ▲1.81%
ARI 4,707 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
₿ CRYPTO
BTC $77,915 ▼ -0.19% ETH $2,315 ▼ -1.42% XRP $1.4044 ▼ -1.7% SOL $85.3200 ▼ -1.22%
S&P 500 7,161 ▼0.06 % DOW 49,190 ▼0.08 % NASDAQ 24,779 ▼0.23 % NAFTA 96.11 ▲1.81 % ARI 4,707 ▼0.72 % S&P 500 7,161 ▼0.06 % DOW 49,190 ▼0.08 % NASDAQ 24,779 ▼0.23 % NAFTA 96.11 ▲1.81 % ARI 4,707 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011 EUR/USD 1.1706 EUR/GBP 0.8665 EUR/CHF 0.9207 EUR/ALL 95.5658 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3985 EUR/TRY 52.7359 EUR/JPY 186.77 EUR/CAD 1.6011
27 Apr 2026
Breaking
Kosova

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami ka tërhequr kërkesën e tij për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komision drejtuar kryetares së dhomave të specializuara Ekagerina Trandafilova.

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami ka tërhequr kërkesën e tij për dërgimin e ftesës zyrtare për raportim në komision drejtuar kryetares së dhomave të specializuara Ekagerina Trandafilova.

Ky vendim erdhi pas kërkesës së deputetes së VV, Shqipe Selimit.

Nënkryetari i komisionit, Artan Behrami tha se tendenca e kësaj kërkese është të vihet drejtësia, e sipas tij një ftesë e tillë nuk do të ndikojë në verdikt.

“Keni qenë dëshmitarë të një devijimi shumë të madh të mandatit që deputetët i kanë dhënë kësaj gjykate. Shqetësime serioze për cenim të të drejtave të njeriut të paraburgosurve krerëve të UÇK-së në Hagë.. Ata që kanë votuar gjykatën speciale nuk e kanë votuar që të raportojë në çfarëdo forme EULEX-it dhe UNMIK-ut por t’i raportojë Kuvendit të Kosovës. Tendenca jonë që kemi kërkuar një raportim të tillë nuk është të ndërhyjmë në drejtësi. Është bashkë përkundrazi një iniciativë për të vënë drejtësi dhe meqë jemi në fund të verdiktit ky komision dhe një raportim i tillë nuk do të ketë fare ndikim as në verdikt. Por të vijë tek e vërteta çfarë ka ndodhur atje, cilat të drejta janë shkelur”, tha Behrami.

Pjesëmarrëse në këtë komision sot ishte edhe deputetja e VV Shqipe Selimi e cila kundërshtoi kërkesën e Behramit.

Selimi tha se përgjigja e ftesës mund të jetë më e dëmshme se kërkesa ndaj dhomave të specializuara për raportim në komision.

“Si komision nuk e besoj që do ta kishim përveç përgjegjësisë po as domenin që ne ta ftojmë kryetaren e një gjykate, nuk e ftojmë të gjykatave vendore e lëre më atyre me rregulla që u konvenojnë. Ne edhe mund t’i bëjmë ftesë, mirëpo përgjigjen që mund ta kemi mundet me qenë më e dëmshme se kërkesa që e bëjmë. Kur e dimë përgjigjen mos të ankohemi për përgjigjen që marrim. Kam pyetje për Behramin a jeni konsultuar me ndonjërin prej avokatëve? Mendojeni mirë se VV nuk është kundër asnjë iniciative po kam frikën se mos po bëjmë diçka keq. Procedimin me Hagë mos e bëni në kuadër të proceseve politike unë nuk e kam bërë”, u shpreh Selimi.

Behrami tha se nëse nuk është koha e duhur ai do tërhiqet nga kërkesa e tij.

“Pajtohem që ligji nuk ka qenë më i miri, është bërë në mirëbesim të drejtësisë ndërkombëtare. Por në të njëjtën kohë duhet të konstatojmë se gjykatat kanë dalë edhe prej vet ligjit që është bërë në Kuvendin e Kosovës, ata nuk duhet t’i raportojnë UNMIK-ut por ata i raportojnë përmes EULEX-it.. është e vërtetë që asnjë gjykatë nuk i raporton Republikës, por nëse ka evidentim të shkeljes ka devijuar nga mandati, gjykatë hibride është edhe gjykatë politike, unë mendoj që ka qenë e vlefshme që ndoshta edhe të thirret jo për punën por një informim nëse i është përmbajtur ligjit dhe Kuvendit të Kosovës.. nuk jam konsultuar me askënd nga mbrojtja meqë jam i bindur që është përgjegjësi e deputetëve të lypim llogari. Nëse ky nuk është momentumi i duhur unë tërhiqem sot”, shtoi ai.

Selimi propozoi që ftesë t’i dërgohet Këshillit të Evropës duke e parë më e favorshme sesa dhomat e specializuara.

“Edhe unë kam bërë konsultimet e mia dhe sipas konsultimeve nuk është momenti i përshtatshëm që në këtë kohë të bëhet një ftesë e tillë, mund ta shtyjmë në fund të qershorit ose në shtator. Është keqpërdorur procesi në Hagë por e lëmë një kohë tjetër edhe pse gjykatat speciale i kanë raportuar UNMIK-ut ju e dini mirë që në ligj thotë se i përkasin Këshillit të Evropës. Kanë marrëdhënie që duhet t’i raportojnë e financohen nga ata. Prandaj pashmangshëm ata kanë bashkëpunim mes vete. Edhe nëse është e nevojshme më përpara si komision duhet t’i bëhet një shkresë Këshillit të Evropës sesa dhomave të specializuara ato janë vetëm një organ, në Këshill është votuar dhe duhet t’i ngritet vëmendja se çka po ndodh në dhoma. Më e favorshme është që një kërkesë për Këshillin e Evropës sesa dhomat e specializuara”, tha Selimi.

Anëtarja e komisionit nga PDK, Sala Jashari pyeti Selimin se cilat janë masat konkrete që duhet propozuar.

Selimi tha se sa më parë duhet të zgjidhet presidenti, që në kohën e verdiktit të ketë institucione funksionale të forta. Tjetra, që t’i dërgohet letër Këshillit të Evropës. /KP/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.