Kronika
Debati për 5G, gjenerali i SHBA: Shqipëria të vendosë se kujt do i besojë
November 18, 2019
0 2 minutes read
Konferenca e mbajtur në Tiranë me temë “Sfidat e sigurisë së NATO-s përballë teknologjisë”, kishte në qendër të vëmendjes edhe ndërtimin e rrjetit 5G. Gjenerali amerikan, James Jomes, në fjalën e tij përçoi një mesazh të prerë dhe të qartë për politikën shqiptare, por dhe për mënyrën se si duhej orinetuar në këtë fushë kaq sensitive për kohët e revolucionit teknologjik. Sipas tij, Shqipëria duhet të tregohet e kujdesshme.
James Jomes: Grupi i vendeve që do të rrokullisen të parat në rrjetin 5G do të përfitojnë avantazhet e lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe zgjidhjeve inovative. Kjo do të krijojë dhe kategori të reja pune dhe begati. Kush do të jetë fituesi i madh i kësaj gare do të ketë dorën e parë në vendosjen e normave dhe standardeve për 5G. Kjo do të përvijojë të ardhmen globale duke kthyer një botë të re bipolare, kësaj herë do të jetë SHBA-Kinë.
Rusia, një fuqi në rënie, është më shumë një shqetësim strategjik se çdo gjë tjetër dhe për këtë fajin e ka Vladimir Putin. Me modelin dhe sjelljen e Kinës, perecedenti na informon se mundësitë e 5G do të përdoren për të vjedhur pronën intelektuale, për të monitoruar dhe kontrolluar popullsitë e vendeve dhe për të kontrolluar sa më shumë të jetë e mundur të dhënat globale. Nga ana tjetër SHBA e sheh modelin 5G si një platformë për tu fuqizuar, mbrojtur privatësinë e individit, pronën intelektuale dhe për të ruajtur sekretet kombëtare, në të njëjtën kohë duke mundësuar zhvillimin.
Generali, James Jomes, pati një mesazh të qartë për krerët e shtetit shqiptar në këtë drejtim.
James Jomes: Ndërkohë që Shqipëria përgatitet për të azhornuar rrjetet e saj në 5G vitin e ardhshëm është e detyrueshme që liderët e saj të vendosin se kujt do ti besojnë. Shqipëria duhet të mbetet një anëtare aktive dhe e angazhuar e NATO-s. Shqipëria duhet të jetë e sigurt të bashkohet me 5G me ata që ka vendosur NATO-s.
“Po hyjmë në një botë të 5G dhe nuk ka asnjë dyshim”, vijoi ai duke shtuar se Kina ka qëllimet e saj strategjike.
James Jomes: Mund ta mendojmë si një rrip dixhital dhe një strategji rrugore dhe shumë vende po bien në një strategji të rrezikshme. Kemi shumë arsye për të besuar me mes të tjerash Kina e shikon përdorimin e pajisjeve të saj 5G si platforma tregtare inteligjente të cilat vendosën në zemër të sistemeve të kombeve në të gjithë globin.Të gjitha këto teknologji dhe zhvillime dixhitale që ka Kina i japin asaj në dorë një lak shumë të fuqishëm ku 5G mund të shërbejë si kolona e pestë.