☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,118 ▲ +0.3% ETH $2,287 ▲ +1.98% XRP $1.3561 ▲ +0.02% SOL $85.0000 ▲ +0.22%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dëbohet zyrtarja shqiptare e Ministrisë së Mjedisit, vodhi në Gjenevë

Një gjykatë e Zvicrës ka dëbuar nga ky vend por edhe nga të gjitha shtetet e zonës Shengen një zyrtare shqiptare të Ministrisë së Mjedisit, e cila është kapur duke vjedhur në supermarket.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta zvicerane 20 minutes, e cila për arsye etike nuk përmend emrin e zyrtares, por vetëm thekson se ka qenë një konsulente e Ministrisë së Mjedisit.

Gjykata Administrative Federale (TAF) konfirmoi dëbimin nga territori i Zvicrës.

Zyrtarja, një vajzë e re e diplomuar për inxhinieri, ndodhej në Gjenevë për një konferencë ndërkombëtare në maj të vitit 2015 dhe u kap në një supermarket në qendër të qytetit.

“Malli që ajo kishte futur në çantë, arrintre në një shumë prej 1667 frangash”, shkruan gazeta.

Zyrtarja është denoncuar dhe pastaj dënuar nga drejtësia e Gjenevës me 30 gjoba në ditë me nga tridhjetë franga, një vendim që ajo nuk e ka kontestuar. Por zyrtarja shqiptare ka apeluar kundër vendimit të Sekretariatit Shtetëror për Migrantët (SEM), i cili vendosi një ndalim të hyrjes për një periudhë prej tre vjetësh, jo vetëm për Zvicrën, por për të gjithë zonën Shengen.

Në apelim ka theksuar rëndësinë e madhe që ka për të mundësia për të marrë pjesë në konferenca ndërkombëtare, sepse dënimi mund të rrezikojë karrierën e saj. Por gjykata nuk ka toleruar.

Në vendimin e lëshuar të enjten, gjykatësi vuri në dukje se qëndrimi i këshilltares nuk është i përputhshëm me pritshmëritë prej një zyrtari të lartë që viziton një vend të huaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.