☁️
Tiranë 27°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.73 ▲1.83%
ARI 4,448 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,292 ▲ +1.06% ETH $2,515 ▲ +1.48% XRP $1.4400 ▲ +3.72% SOL $104.7900 ▲ +1.79%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.73 ▲1.83 % ARI 4,448 ▲0.2 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.73 ▲1.83 % ARI 4,448 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

“Deftesë e jashtëzakonshme”- Testi PISA 2025, Rama: Kryesojmë rajonin, lamë pas edhe disa vende të BE! Arritje përball

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot (9 shtator) për rezultatet e Shqipërisë në testin ndërkombëtar PISA 2025, duke i cilësuar ato si një “dëftesë të jashtëzakonshme” për vendin.

Në një transmetim live në rrjetin social Facebook, Rama vlerësoi përmirësimin e ndjeshëm të nxënësve shqiptarë në matematikë, shkencë dhe lexim, duke theksuar se Shqipëria tashmë renditet e para në rajon në disa prej këtyre fushave.

Rama u shpreh se ky rezultat është një vlerësim jo vetëm për qeverinë dhe Ministrinë e Arsimit, por edhe për mësuesit, drejtuesit e shkollave dhe nxënësit.

Reagimi i plotë i Edi Ramës:

“Ka ditë që shkohet në punë si sot, me një kënaqësi shumë të madhe. Dje kemi marrë një dëftesë për të cilën kemi punuar shumë fort për një vit të tërë për të adresuar realisht aty ku duhej të gjitha pikat e nevojshme. Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, që i takon nxënësve tanë.

Kemi dalë si asnjëherë më mirë në testin PISA 2025, një test që përcakton nivelin e të nxënit për fëmijët e arsimit parauniversitar në matematikë, shkencë dhe lexim. Kemi bërë përparim të jashtëzakonshëm pas Covidit, ku si të gjithë kishim një rënie, por sot jemi të parët në rajon, duke zënë vendin që kemi ambicie të zëmë në çdo drejtim dhe sektor, por që në këtë rast i bën një nder shumë të madh jo qeverisë thjesht, por i bën një nder të madh të gjithë atyre që kanë në duar fëmijët tanë.

I bën nder të madh edhe drejtuesve të shkollave, pas mësuesve. Kemi bërë një punë të madhe. Prindërit e mbytur nga balta dhe jargët e gjithfarë lloj vemjesh në kanalet sociale, që nuk lënë orë e minutë pa nxjerrë, pa jashtnxjerrë helm për çdo gjë në këtë vend dhe që natyrisht ngarkojnë psikologjikisht popullatën.

Është një rezultat shumë inkurajues, që flet për punën e bërë nga Ministria e Arsimit dhe ndjehem jashtëzakonisht mirë. Është një histori koti, thotë Eda Hoxha (shikuese në live), thotë histori koti për një test kaq të rëndësishëm. Nxënësit e kanë marrë vetë rezultatin, shkruan një tjetër lexues, por po të ishte vetëm për nxënësit, nuk do të ishte ky përmirësim.

Çfarë ke bërë në 12 vite, shkruan një tjetër. Këtë kam bërë, këtë arritje të madhe, për të cilën nuk flet askush. Jo vetëm kemi bërë kërcim të jashtëzakonshëm pikësh, por kemi lënë pas edhe disa vende që sot janë në BE. Si po gënjej unë? Unë po them diçka që është thënë botërisht dje në shpalljen e rezultateve. Ky vend më të mirën e ka vetëm përpara, duan apo s’duan ata që s’duan. Tani mbërrita, vazhdojmë punën”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.