☁️
Tiranë 28°C · Vranët 09 September 2026
S&P 500 7,674 ▼0.58%
DOW 52,786 ▼1.18%
NASDAQ 26,421 ▼0.32%
NAFTA 94.45 ▲1.53%
ARI 4,454 ▲0.34%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $79,290 ▲ +1.13% ETH $2,511 ▲ +1.36% XRP $1.4409 ▲ +3.9% SOL $104.5700 ▲ +1.7%
S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.45 ▲1.53 % ARI 4,454 ▲0.34 % S&P 500 7,674 ▼0.58 % DOW 52,786 ▼1.18 % NASDAQ 26,421 ▼0.32 % NAFTA 94.45 ▲1.53 % ARI 4,454 ▲0.34 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
09 Sep 2026
Breaking
Politika

PISA 2025, Rama: Shqipëria shënon rezultatet më të mira, e para në rajon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të rezultateve të testit ndërkombëtar PISA 2025, duke e cilësuar performancën e nxënësve shqiptarë si një arritje të rëndësishme për sistemin arsimor.

Në një transmetim live në rrjetet sociale, Rama u ndal te rezultatet në matematikë, shkencë dhe lexim, duke theksuar përmirësimin e Shqipërisë krahasuar me testimet e mëparshme.

Sipas kryeministrit, vendi ka bërë një progres të ndjeshëm pas rënies së rezultateve të evidentuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 dhe tashmë renditet në krye të rajonit në disa prej fushave të vlerësuara nga PISA.

“Shqipëria dje ka marrë një dëftesë të jashtëzakonshme, që i takon nxënësve tanë”, deklaroi Rama, duke e cilësuar rezultatin si një vlerësim për nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e institucioneve arsimore.

Kreu i qeverisë tha se rezultatet nuk janë vetëm një tregues i punës së Ministrisë së Arsimit, por edhe i përpjekjeve të mësuesve dhe drejtuesve të shkollave.

“Është një rezultat shumë inkurajues, që flet për punën e bërë nga Ministria e Arsimit”, u shpreh ai.

Gjatë transmetimit, Rama iu përgjigj edhe disa komenteve kritike të ndjekësve, të cilët vunë në pikëpyetje rolin e qeverisë në këtë rezultat.

Kryeministri argumentoi se përmirësimi i nxënësve është rezultat i një pune të ndërthurur të sistemit arsimor dhe se arritja nuk mund t’i atribuohet vetëm nxënësve.

Rama theksoi gjithashtu se Shqipëria ka kaluar në renditje disa vende të Bashkimit Evropian, duke e konsideruar këtë një tregues pozitiv për sistemin arsimor shqiptar.

“Jo vetëm kemi bërë kërcim të jashtëzakonshëm pikësh, por kemi lënë pas edhe disa vende që sot janë në BE”, tha Rama.

Në përfundim të reagimit të tij, kryeministri e cilësoi rezultatin e PISA 2025 si një nxitje për të vijuar punën në sektorin e arsimit. “Ky vend më të mirën e ka vetëm përpara. Tani mbërrita, vazhdojmë punën”, u shpreh Rama

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.