⛅
Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,793 ▲ +0.55% ETH $2,241 ▲ +1.14% XRP $1.1585 ▼ -1.99% SOL $89.5400 ▼ -0.71%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Gjermania do të dërgojë urgjentisht raketa interceptuese “Patriot” në Ukrainë: Duhet mburojë ajrore kundër sulmeve ruse

Gjermania do të dërgojë urgjentisht në Ukrainë raketa interceptuese “Patriot”, ndërsa Kievi përballet me një valë sulmesh ruse, bëri të ditur sot ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, gjatë një videokonference të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.

Pistorius deklaroi se përpjekjet e Rusisë për intimidim dhe sulmet hibride nuk do të kenë sukses ndaj Ukrainës, Gjermanisë apo vendeve të tjera partnere.

Sipas tij, sjellja e Moskës po forcon vendosmërinë e vendeve evropiane për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Evropë.

Ministri gjerman tha se ka vendosur të dërgojë në Ukrainë raketa interceptuese “PAC-2 Patriot” nga rezervat e vetë Gjermanisë.

Berlini do të rrisë gjithashtu furnizimet me raketa ajër-ajër, në përpjekje për të forcuar aftësinë e Ukrainës për të mbrojtur hapësirën e saj ajrore.

Ndërkohë, Ukraina po porosit edhe disa mijëra raketa të tjera “Iris-T” nga Gjermania.

Financimi do të bëhet përmes huasë së mbrojtjes BE-Ukrainë.

Pistorius tha se prodhimi i këtyre raketave mund të rritet përmes ngritjes së një linje të re prodhimi.

Qëllimi kryesor i paketës së ndihmës është krijimi i një “mburoje” më të fuqishme kundër sulmeve ajrore ruse, në një kohë kur Rusia ka intensifikuar përdorimin e dronëve dhe raketave kundër objektivave në Ukrainë.

Gjermania do të financojë gjithashtu dhjetëra mijëra predha artilerie me rreze të gjatë veprimi.

Sipas Pistorius, municioni do të blihet në bashkëpunim me Britaninë e Madhe dhe më pas do t’i dorëzohet Ukrainës.

Vendimi i Berlinit vjen pak ditë pasi qeveria gjermane e bëri Rusinë përgjegjëse për një sulm të dështuar me dron në Leipzig, duke e cilësuar atë si pjesë të presionit dhe aktiviteteve hibride ruse ndaj Gjermanisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.