🌤️
Tiranë 11°C · Kryesisht kthjellët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,833 ▼ -0.27% ETH $2,050 ▼ -0.48% XRP $1.3157 ▲ +0.84% SOL $80.1100 ▲ +1.52%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Bota

Dega e “Taliban Pakistan” merr përsipër përgjegjësinë e masakrës në Lahore

Një grup taliban ka marrë përgjegjësinë për masakrën në Lahore të Pakistanit, ku pas një shpërthimi kamikaz u vranë më shumë se 70 persona, përfshirë edhe fëmijë.

Jamaat-ul-Ahrar u shpreh se sulmi shënjestroi të krishterët që po festonin Pashkët. Një zëdhënës i Jamaat-ul-Ahrar, Ehsanullah Ehsan, tha se grupi donte t’i dërgonte një mesazh kryeministrit Nawaz Sharif, duke i bërë të ditur se kanë hyrë në Lahore dhe se duhen pritur sulme të tjera.

Jamaat-ul-Ahrar është një degë e grupit Tehrik-e Taliban Pakistan dhe në muajt e fundit ka kryer disa sulme kundër civilëve dhe forcave të sigurisë pakistaneze.

Presidenti i Pakistanit e dënoi sulmin e së dielës dhe ka shpallur 3 ditë zie kombëtare.

Nga ky sulm u plagosën edhe 300 persona të tjerë, duke bërë që zyrtarët të thonë se presin që bilanci i viktimave të rritet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.