Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,625 ▲ +1.13% ETH $2,152 ▲ +0.9% XRP $1.4362 ▼ -0.12% SOL $89.5900 ▲ +0.61%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Dekretet e ministrave, Meta: Vendimi i presidentit, çështje procedure

Në komentin e parë për rrokadën Cani-Ahmetaj, bashkëkryetari i koalicionit qeverisës, Ilir Meta la të kuptohet se e ka mirëpritur impulsin e ri të injektuar nga kryeministri Rama në kabinetin qeverisës.

“Unë jam i bindur se gjithmonë ka vend për përmirësime në punën e qeverisë, në punën e Parlamentit, në punën e të gjithëve”, tha Meta.

Ilir Meta, i cili publikisht në tetor 2015 doli haptas me qëndrimin se qeveria kishte nevojë për ndryshime, dha këtë shpjegim se çfarë do të thotë “impulse të reja”.

“Absolutisht, gjithnjë ka nevojë për impulse të reja. Por ndonjëherë ne këtu ndahemi bashkë sepse ju tek çdo impuls shikoni një person. Unë tek impulset shikoj rezultatet më të larta, motivim më të madh përqëndrim më të madh në realizimin e objektivave të qeverisë”, sqaroi Meta.

Ajo që kryetari i LSI nuk tha është fakti se siç raportoi Top Channel, pas largimit të Canit është edhe dora e disa deputetëve të LSI, të pakënaqur nga mënyra sesi Cani ka trajtuar pikërisht zonën e tij ku është deputet.

Ngathtësia e projektit të Rrugës së Arbrit, por edhe refuzimi i Canit për ulje të rentës minerare e bëjnë aksionin e shkarkimit të ministrit të Financave, një aksion të koordinuar, ku duket se maxhoranca ka funksionuar.

Në karriken e ministrit tani është një person jo edhe aq i pranueshëm personalisht nga Meta. Kur u pyet nga Top-Channel për dy dekretet shkarkuese të dy ministrave nga presidenti Nishani, por ende jo ato emëruese, kryeparalamentari dha një përgjigje të shkurtër.

“Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar, megjithatë dihet që përpra se të bëhen dekretet e emërimit bëhen ato të shkarkimit. Kështu që besoj se është çështje procedure”, tha Meta.

Këto komente, Meta i bëri pas takimin me kreun e Parlamentit të Izraelit, Yuli-Yoel Edelstein, i cili tha se dy vendet tona janë në rrugë të gjatë bashkëpunimi, por mbet shumë për t’u bërë në të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.