☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.64 ▼2%
ARI 4,725 ▲2.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,938 ▲ +0.08% ETH $2,157 ▼ -2.01% XRP $1.4562 ▼ -0.76% SOL $89.7400 ▼ -0.51%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,725 ▲2.59 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.64 ▼2 % ARI 4,725 ▲2.59 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Dekriminalizimi, ligji hyn sot në fuqi

Sot hyn në fuqi ligji i dekriminalizimit, që parashikon ndalimin e përfshirjes në politikë apo emërimin në poste të larta zyrtare të personave me të kaluar të errët. Ligji konsensual, i miratuar në parlament më 17 dhjetor, synon të garantojë integritetin e personave që zgjidhen, emërohen apo ushtrojnë funksione publike, përmes dekriminalizimit të organeve të zgjedhura.
Ligji, pas publikimit në fletore zyrtare, merr sot fuqi të plotë, por proçesi i verifikimit të figurës së nëpunësve të administratës do të shtyhet edhe për pak kohë, pasi aktet nënligjore që rregullojnë gjithë proçesin e zbatimit të tij nuk janë ende gati, ndërsa përfaqësues të dy kaheve politike pritet të nisin nga puna javën e ardhshme për hartimin e tyre.
Më pas, institucionet do të nisin me shpërndarjen e formularëve, të cilat ligji i përcakton si instrumente kryesorë, pasi shërbejnë për vetëdeklarimin e së shkuarës nga çdo nëpunës i administratës në të gjitha nivelet.
Më 17 dhjetor Kuvendi i Shqipërisë miratoi me unanimitet (131 vota) edhe paketën e ndryshimeve kushtetuese, e hartuar në funksion të ligjit të dekriminalizimit, ku parashikohet kategoria e zyrtarëve që nuk mund të zgjidhen në poste të larta ose që duhet të lënë mandatet në rast se kanë kryer shkelje në të kaluarën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.