Kosova
Del nga rruga autobusi i linjës Prishtinë-Gjilan
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/08/del-nga-rruga-autobusi-i-linj-euml-s-prishtin-euml-gjilan_hd.jpg)
Një autobus ka dalë jashtë rrugës në magjistralen Prishtinë- Gjilan.
Në vendin e ngjarjes, përveç forcave të policisë, ka edhe disa ushtarë të KFOR-it që kanë rastisur aty kur ndodhi aksidenti.
Përveç disa dëmeve të vogla materiale që janë shkaktuar në autobus, deri më tani nuk raportohet për të lënduar në njerëz.