Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie i bëri thirrje sot deputetëve që të miratojnë demarkacionin me Malin e Zi, i cili po mban peng rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve euroatlantike, mbi të gjitha liberalizimin e vizave.
Në një postim në Twitter, Delawie shkruan se ” raporti i KDI-së tregon se rinia e Kosovës dëshiron progres në papunësi dhe liberalizim vizash”.
“Deputetët e Kosovës duhet të kalojnë demarkacionin kufitar tani dhe të tregojnë se po i dëgjojnë këto brenga serioze”, shprehet Delawie.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.