Delegacioni iranian mbërrin për negociatat e paqes me SHBA
Delegacioni iranian, i udhëhequr nga kryetari me ndikim i parlamentit, Mohammad Bagher Ghalibaf, mbërriti sonte në Islamabad, ku janë planifikuar bisedimet e paqes me Shtetet e Bashkuara, njoftoi televizioni shtetëror.
”Ministri i Jashtëm Abbas Araghchi është gjithashtu pjesë e delegacionit”, raportoi kanali në faqen e tij të internetit, ndërsa përsëriti qëndrimin e Iranit se bisedimet do të fillojnë vetëm nëse Uashingtoni pranon “parakushtet e Iranit”.
Kryeministri pakistanez, Shehbaz Sharif deklaroisot se zyrtarët iranianë do të marrin pjesë në bisedimet e paqes të planifikuara për nesër në Islamabad me Shtetet e Bashkuara, megjithëse Irani ende nuk e kishte konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e tij.
“Në përgjigje të ftesës sime të sinqertë, udhëheqësit nga të dy vendet do të vijnë në Islamabad, ku do të zhvillohen negociata për të vendosur paqen”, tha ai në një fjalim drejtuar kombit.
Ndërsa zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance është rrugës për në Pakistan, Irani ka thënë se po kërkon një armëpushim në Liban dhe zhbllokimin e aseteve të vendit të tij para çdo diskutimi me Uashingtonin, duke hedhur kështu dyshime mbi mbajtjen e procesit./ a.jor.

![Anije mallrash lundrojnë në Gjirin Persik, pranë Ngushticës së Hormuzit, siç shihet nga Ras al-Khaimah veriore, pranë kufirit me guvernatoratin Musandam të Omanit, në mars [Dosja: Reuters]](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2026/04/2026-03-30T160853Z_1865467844_RC2B2KACZ1E9_RTRMADP_3_IRAN-CRISIS-IMF-1775503277.jpg-600x380.webp)

Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.