Kosova
Delegacioni për të pagjeturit po qëndron në Beograd
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/delegacioni-p-euml-r-t-euml-pagjeturit-po-q-euml-ndron-n-euml-beograd_hd.jpg)
Delegacioni i Kosovës në kuadër të Grupit për Persona të Zhdukur, po qëndron sot në Beograd, ku pritet të takohet me delegacionin e Serbisë.
Është paralajmëruar se gjatë këtij takimi, delegacioni kosovar do të kërkojë fillimin e gërmimeve në lokacione të reja në rajonin e Rashkës.
Në këtë takim do të bëhet edhe një përmbledhje e angazhimit të institucioneve kompetente në procesin e ndriçimit të fatit të personave të zhdukur