☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.45 ▲1.06%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,920 ▲ +1.68% ETH $2,099 ▲ +3.59% XRP $1.3412 ▲ +1.31% SOL $82.9900 ▲ +0.69%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.45 ▲1.06 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.45 ▲1.06 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
01 Apr 2026
Breaking
Kosova

Demarkacioni, Vetvendosja hedh gaz lotsjellës, boshatiset Kuvendi

Kuvendi i Kosovës u rimblodh paraditen e sotme për seancën e demarkacionit, e cila nuk arriti të përfundonte një ditë më parë pavarësisht se zgjati për orë të tëra deri në mbrëmje vonë. Por ndërsa pritej që të niste votimi, deputetë të lëvizjes Vetëvendosje kanë hedhur gaz lotësjellës duke i detyruar deputetët e tjerë që të dalin nga salla.
Një praktikë kjo e ndjekur edhe më parë nga lëvizja Vetëvendosje, për ndërprerjen e një seance parlamentare.

Për votimin e dokumentit të kthyer në molle sherri mes faktorëve politike kosovarë nevojiten 2/3 e votave të 120 ligjvënësve të Parlamentit. Situata, ku ndryshimin e përbën edhe një votë e vetme, vazhdon të mbetet e paqartë.

Deputeti i LDK-se Ramiz Kelmendi, i cili pati deklaruar se nuk do të merrte pjesë në votim pasi i ishte kërcënuar familja në rast se do të votonte pro demarkacionit, ishte në sallë.

Grupi i deputeteve të pavarur, GDP, i shkëputur nga Lëvizja Vetëvendosje e tregoi një ditë më parë se pavarësisht largimit, ka prirjen të ndjekë të njëjtën linje me partinë e Albin Kurtit që shprehet kategorikisht kundër marrëveshjes.

Por këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, e ftoi GDP-në ta votojnë paktin duke i kujtuar se po mbeti peng e ideologjisë revolucionare, në fund, edhe nëse kthehet në parti politike, nuk do të jetë veçse një kopje e zbehtë e Vetëvendosjes. Edhe sot, ambasadoret e huaj në Kosovë kanë bërë thirrje që marrëveshja të votohet dhe t’i japin fund izolimit të kosovarëve.

Nuk dihet ende nëse koalicioni qeverisës i ka siguruar votat, pavarësisht se kryeministri Haradinaj u shpreh një ditë më parë se seanca nuk do të thirrej, po të mos ishin numrat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.