🌧️
Tiranë 9°C · Shi i lehtë 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 95.14 ▼0.41%
ARI 5,006 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,009 ▼ -0.94% ETH $2,321 ▼ -0.95% XRP $1.5204 ▼ -1.14% SOL $94.7700 ▼ -1.14%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.14 ▼0.41 % ARI 5,006 ▼0.04 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 95.14 ▼0.41 % ARI 5,006 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Demo: Qeveria, 40 milionë euro financim në dy vite për detyrimet e prapambetura të bashkive

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo informoi sot se Qeveria vazhdon të mbështesë financiarisht bashkitë në vend, ku vetëm në dy vitet e fundit, me akte normative janë dhënë rreth 40 milionë euro fonde për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura.

Në një konferencë për shtyp me gazetarët, Demo nënvizoi se një nga efektet më të mira që ka pasur reforma territoriale është shëndeti financiar që bashkitë kanë sot.

“Bashkitë sot janë shumë më të shëndetshme financiarisht se sa kanë qenë 10 vite më parë. Ka bashki që kanë pasur probleme dhe të dhënat i ka bërë publike Ministria e Financave, e cila i publikon rregullisht ato. Por, unë duhet të përmend faktin që situata që kishim para dy viteve sot nuk është më, sepse qeveria ka ndërhyrë duke mbështetur financiarisht, sidomos bashkitë që kanë pasur probleme financiare”, tha Demo.

Sipas Demos, me aktin normativ të fundvitit 2025, Qeveria shqiptare ka financuar me 15 milionë euro strukturat e vetëqeverisjes vendore, duke i dhënë një peshë specifike bashkive të cilat kanë pasur më shumë detyrime të prapambetura.

“Sot që ne flasim, borxhi që bashkitë kanë është në një përqindje jo problematike. Ka disa bashki që e kanë këtë raport më të madh, por nga pikëpamja sistemike bashkitë janë shumë më të shëndetshme financiarisht. Nuk kanë probleme që mund të krijojnë rrezik për sistemin. Kemi 3–4 bashki që kanë detyrime të prapambetura të një niveli që duhet të punojnë më shumë për t’i reduktuar”, tha Demo, ndërsa theksoi se vetëm në dy vitet e fundit, qeveria mund të ketë kaluar financime vetëm me akte normative rreth 40 milionë euro.

“Instrumentet që ne jemi duke përdorur dhe nismat që jemi duke ndërmarrë janë pikërisht për këtë, që jo thjesht të kurojmë një plagë, por ta shërojmë atë, në mënyrë që bashkitë të mos i përsërisin më ato problem”, tha ai.

Po ashtu, ministri i Shtetit për Pushtetit Vendor, Ervin Demo tha se integrimi është një objektiv ambicioz, dhe Qeveria shqiptare po punon për mbylljen e kapitujve deri në vitin 2027.

“Procesi i integrimit kërkon detyrimisht një transformim të thellë të të gjitha institucioneve. Bashkitë do të përballen me një tsunami rregullash, përgjegjësish dhe standardesh të reja që duhet të plotësojnë si rezultat i procesit të integrimit. Ne duhet të ndryshojmë jo vetëm pjesën institucionale dhe rregullative, por edhe një lloj mentaliteti. Ky realitet i ri me të cilin do të përballemi kërkon shumë energji nga të gjitha institucionet, përfshirë ato lokale”, tha ai.

“Bashkitë jo vetëm që duhet të jenë të gatshme për të ngritur veten në një nivel tjetër, por edhe ne duhet t’i lehtësojmë, qoftë përmes Reformës Territoriale, qoftë përmes instrumenteve si Akademia e Pushtetit Vendor, digjitalizimi i shërbimeve vendore, etj. Kjo është një sfidë që prek çdo qelizë të shoqërisë, sektorin privat, shoqërinë civile dhe institucionet. Ne kemi qasjen e duhur dhe po ndërtojmë instrumentet e duhura që këtij rrugëtimi t’i përgjigjemi me sukses”, tha Demo.

/e.i/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.