Kosova
Demolli: Agim Ramadani dha kontributin e tij më të madh në thyerjen e kufirit shqiptaro-shqiptar
Nën patronatin e kryeministrit Isa Mustafa ka filluar ceremonia përkujtimore e heroit Agim Ramadani.
Më këtë rast, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli ka thënë se kjo ditë është shumë e veçantë për vendin, duke kujtuar kështu betejën e Kosharës së “Brigadës 138” të Agim Ramadanit, raporton zeri.info.
“Beteja më e lavdishme ishte ajo e Koshares ku u thye kufiri shqiptaro-shqiptar. Kontributi i Agim Ramadanit cilësohet si udhëheqje e përkryer kështu duke drejtuar këtë brigade”, ka thënë Demolli.