Ekonomia

Dëmshpërblimet për përmbytjet, banorët e Darzezës e Povelçës në protestë

Banorët e fshatrave Darzezë dhe Povelçë në Fier kërkojnë dëmshpërblimet një vit pasi ujërat e Vjosës përmbytën gjithçka në këtë zonë.

“Ata që ikën, ikën, na rroftë qeveria. Nuk kemi marrë asnjë gjë. Ai del në Frakull e mbron luleshtrydhen se ajo u mbyt. Blegtoria fare”, thonë banorët.

Drejtuesit lokalë të Partise Demokratike në Fier mbështetën protestën e banorëve të kësaj zone.

“Ka patur një shpërndarje selektive të ashtuquajtura ndihma, për arsye se ka pasur selektim dhe nga ana politike, sipas banorëve të këtushëm, ose thjesht për tu marrë votat”, tha Luan Baçi, kryetar i PD, Fier.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button