Dëmtohet rëndë në gju mesfushori i MU, Daley Blind; gjashtë muaj jashtë fushave
Mesfushori holandez i Manchester United, Daley Blind, i demtuar ne gju ne ndeshjen e fituar nga holandezet ndaj Letonise (6-0), do te mungoje “per nje kohe te gjate”, deri ne “gjashte muaj”, saktesoi trajneri i tij, Louis van Gaal.
“Pas 10 dite pushim, ai do t’i nenshtrohet ekzaminimeve te tjera, por eshte fakt se a do te mungoje per nje kohe te gjate, deri ne gjashte muaj, mendoj une”, theksoi Van Gaal ne nje konference shtypi.
Blind u demtua te dielen ne ndeshjen e ekipit te Holandes ndaj Letonise, pas nje perplasjeje me Visnakovs ne pjesen e pare te lojes.
“Ka demtim ligamenti, ose nje keputje”, deklaroi trajneri i holandezeve, Guus Hiddink.
Lojtari 24-vjeçar, djali i Danny, ish-kapiten i holandezeve, shkoi ne Angli nga Ajax dhe shumne shpejt u be titullar.
Blind, i cili e nisi karrieren profesioniste ne 2008, numeron 25 seleksione me Holanden.