Kronika

Dënohet mashtruesi me vizat angleze

“1500 euro për një vizë angleze”. Kjo ishte fjalia me të cilën Besnik Kalia arrinte të mashtronte qytetarët, duke përfituar prej tyre me anë të mashtrimit shuma të konsiderueshme.

Të njëjtën taktikë i pandehuri ndoqi edhe me një vajzë, e cila ishte e interesuar për të udhëtuar drejt Anglisë me dokumente të rregullta. Kalia, për ta bërë edhe më të besueshëm mashtrimin e tij, ishte prezantuar si punonjës i Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Gjithashtu, ai kishte paraqitur edhe kartvizita si përfaqësues i një partie për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve. Në skemën e mashtrimit bënte pjesë edhe një vërtetim i falsifikuar nga vetë Kalia, si përfaqësues i një subjekti privat.

Fillimisht ai i kërkoi vajzës një shumë prej 1100 euro dhe pas disa ditësh edhe 400 euro të tjera. Kaq ka mjaftuar që Kalia të mos bëhet më i gjallë.

Por, kësaj radhe vajza e ndihmuar edhe nga prindërit kanë mundur të rigjejnë mashtruesin e tyre, të cilin e denoncuan pasi ai nuk u ktheu shumë që i kishte marrë si premtim për nxjerrjen e vizës angleze.

Denoncimi dhe faktet e paraqitura nga e dëmtuara u pranuan nga gjykata, e cila e shpalli fajtor Besnik Kalian për akuzat e mashtrimit dhe falsifikimit të dokumenteve duke e dënuar me një vit burgim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button