Denoncimi ndaj djalit të deputetit, Balla: Thirrje Arta Markut të inspektojë rastin
“Nuk është polici fajtori për gënjeshtrën e madhe. Nuk kam qenë në asnjë komisariat. Raporti me deputetin Rahja është njësoj si me çdo deputet. Në padinë ndaj Bashës e kam sqaruar që kam qenë Pogradec. Kam marrë garancitë nga deputeti Rahja se nuk e ka bërë këtë”, u shpreh Balla, i cili shton se i ka kërkuar shpjegime deputetit Rahja pas denoncimeve të bëra rreth kësaj çështje dhe ai i ka bërë me dije se nuk e konflikti mes djalin të tij dhe shtetases XH.M janë sqaruar.
“Më ka thënë se ata janë pajtuar dhe nuk kanë një konflilkt. Bëhet fjalë për një lidhje intime mes djalit dhe vajzës dhe ajo që ka qenë më e rëndësishme është se i kam bërë me dije që kjo të mos ndikojë në vendimmarrjen e institucionit të pavarur”, u shpreh ai në studion e “Open”.
Më tej Balla u shpreh se personalisht për të është e rëndësishme të zbardhet ngjarja, e të dënohet djali i deputetit nëse i ka prekur edhe 1 fije floku vajzës Xh.M. “I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të inspektojë këtë rast. Nëse Prokuroria e Krujës nuk ka bërë proceduarat në rregull të gjendet përgjegjësi, të merren masat disiplinore”, tha ai.
Për Ballën, Emiliano Nuhu është paguar për ta sulmuar atë personalisht. Më tej kreu i grupit parlamentar ftoi kreun e PD që të bënte edhe ai një kallëzim penal për rastin, e kush gënjen të mbajë përgjegjësitë.
“Nëse kallëzimi im penal është i rremë, unë përfundoj në burg. Ftoj edhe Bashën që të bëjë kallëzim penal, e kush gënjen të mbajë përgjegjësitë”, u shpreh ai.