🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 04 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,887 ▲ +0.16% ETH $2,052 ▼ -0.04% XRP $1.3163 ▲ +0.04% SOL $80.2200 ▲ +1.26%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
04 Apr 2026
Breaking
Politika

Deputetët e PS kundër Erion Veliajt, kërkojnë votimin e kandidaturave në Kryesi

[poll id=”12″]Ben Blushi kundërshton hapur kandidaturat e kryeministrit Edi Rama për 61 bashkitë. Kanë shpërthyer dje në sipërfaqe cirkat e para të vullkanit të heshtur në Partinë Socialiste, kundër mënyrës se si kryeministri Edi Rama po menaxhon situatën parazgjedhore dhe si po i dikton kandidatët për 61 njësitë vendore, sidomos kandidatin për Bashkinë e Tiranës. Ankthi dhe tensioni i pritjes së deputetëve të Partisë Socialiste, për zyrtarizimin e kandidatëve për bashkitë, nuk mban më. Ashtu siç edhe pritej, reagimet e para kundër kryeministrit Edi Rama kanë ardhur dje, pas një mbledhje urgjente të grupit parlamentar socialist. Deputeti Ben Blushi është i pari që ka kundërshtuar kandidatët e kryeministrit Rama. Blushi ka pohuar se emrat e caktuar dhe të përfolur për bashkitë kryesore, nuk janë të Partisë Socialiste, por të Edi Ramës. Gjatë një prononcimi për mediat pas mbledhjes së grupit parlamentar, deputeti Blushi pohoi se nuk ka transparencë në caktimin e kandidatëve për bashki. “Është shumë vonë, emrat duhet të kishin dalë. Duhet më shumë transparencë. Ata nuk janë kandidatë të PS por të një njeriu të vetëm”, u shpreh Blushi. Në ditët në vijim pritet një përshkallëzim qëndrimesh dhe kritikash nga rrethi i senatorëve.
Rama shmang përballjen 
Sipas burimeve, në mbledhjen e djeshme me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, janë evituar debatet për çështjen e kandidaturave. I vetëdijshëm për atmosferën e ngarkuar me nervozizëm, kryeministri Rama ka shmangur dje përballjen e drejtpërdrejtë me senatorët e Partisë Socialiste. Kryeministri ka anuluar në minutat e fundit pjesëmarrjen dhe drejtimin e grupit parlamentar të PS, duke autorizuar Gramoz Ruçin për drejtimin e mbledhjes. Madje, pak para se të niste mbledhja, forcat e sigurisë kishin marrë masat për ardhjen e kryeministrit, por ky i fundit, edhe pse nuk kishte ndonjë angazhim tjetër në atë orar, nuk u paraqit në mbledhje. Ndërkaq, sipas burimeve, Ben Blushi, Bashkim Fino, Fatmir Xhafaj etj., ishin përgatitur për të debatuar me kryeministrin për çështjen e kandidaturave.
Veliaj shkak i konfliktit në PS 
Erion Veliaj duket se po krijon një vatër të re tensioni të panevojshme në Partinë Socialiste, pasojat e të cilës, aktualisht, janë të parashikueshme. Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, kandidat i vetëm në mendjen e kryeministrit Edi Rama, për Bashkinë e Tiranës, duket se po provokon një ndarje mes brezash dhe kampesh në Partinë Socialiste, partinë politike më të madhe në Shqipëri. Më konkretisht, pas futjes në mënyrë ilegale të Veliajt në listën e kandidatëve për Tiranën, ka një tentativë për zyrtarizimin e tij si kandidat përfundimtar të mazhorancës për kryeqytetin, duke shmangur votimin në Kryesinë e PS dhe miratimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Teksa në ditët në vijim pritet vulosja përfundimtare e emrave për 61 njësitë vendore, në Partinë Socialiste, ka një tension të heshtur për shkak të Veliajt, i cili mund të shpërthejë nga momenti në moment. Kryeministri Rama kërkon që Veliaj të zyrtarizohet pa u votuar në Kryesi, por ndryshe mendojnë senatorët, duke filluar nga Xhafaj, Majko, Blushi, Dokle, Klosi, Dade etj.
Rama pro Veliajt  
Kryeministri Edi Rama duket se i ka dhënë fund dilemës së madhe sa i takon piketimit të kandidatit përfundimtar për Bashkinë e Tiranës, njësinë vendore më të madhe të rëndësishme në Shqipëri, e quajtur ndryshe edhe si qeveria në hije. Ndonëse sondazhet e brendshme kanë favorizuar Blendi Klosin dhe Pandeli Majkon si më të kuotuarit, për kryeministrin Rama, kandidati i mazhorancës për bashkinë e kryeqytetit do të jetë Erion Veliaj. Por, që Erion Veliaj të zyrtarizohet dhe të regjistrohet në zgjedhje, duhet të kalojë një sfidë të vështirë, ndoshta edhe më e fortë se sa vetë beteja me kandidatin e Partisë Demokratike. Veliaj duhet të marrë votëbesimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe të Kryesisë së PS. Sipas burimeve, kryeministri Edi Rama  u ka kërkuar paraprakisht deputetëve të Qarkut të Tiranës, mbështetje për kandidaturën e Erion Veliajt, ndërsa i ka porositur të shmangin debate, kontestimet dhe tensionet. Rama synon që kandidatura e Veliaj të kalojë pa debate dhe votim. Por, zyrtarizimi i Veliajt, pritet të hasë në rezistencën e Pandeli Majkos, Fatmir Xhafajt, Arta Dades, Ben Blushit si dhe të disa kryetarëve të degëve të PS së Tiranës. Të lartpërmendurit janë anëtarë të Kryesisë së Partisë Socialiste, forumi më i rëndësishëm vendimmarrës i PS. Të gjithë kandidaturat e Partisë Socialiste për 61 njësitë vendore duhet të shqyrtohen dhe të marrin miratimin përfundimtar nga Kryesia e PS, sikundër e parashikon edhe statuti i PS. Duke parë përbërjen e Kryesisë, kandidatura e Veliajt, nëse hidhet në votim, rrezikon të rrëzohet.
Prapaskenat 
Kryeministri Edi Rama, pas një takimi me deputetët e Qarkut të Tiranës, fitoi edhe 10 ditë kohë për të zgjidhur një sfidë të vështirë, atë të zyrtarizimit të kandidatit për Tiranën. Gjatë një mbledhje të mëparshme të Asamblesë së PS së Tiranës, u propozuan tre kandidatë; Blendi Klosi, Pandeli Majko dhe Albana Dhimitri. Kjo mbledhje u konsiderua edhe si djegia e Erion Veliajt. Por, në mbledhjen me deputetët e Tiranës, kryeministri Rama hapi një shteg për Veliajn, teksa tha se do të kishte edhe kandidatë të tjerë, përpos atyre që ishin propozuar nga Asambleja e Tiranës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.