🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,972 ▲ +0.05% ETH $2,247 ▲ +0.21% XRP $1.1687 ▼ -1.75% SOL $90.1100 ▼ -1.36%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Politika

Deputeti i PD-së: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, ka deklaruar se heqja e “non gratës” për kreun e PD-së, Sali Berisha, është shumë pranë.

Në një intervistë për gazetarin Besard Jacaj në rubrikën “Përballë Lajmit” në Klan News, Himçi u shpreh i bindur se së shpejti do të ketë zhvillime konkrete lidhur me këtë çështje, duke e cilësuar vendosjen e sanksioneve si një veprim të qëllimshëm për të goditur opozitën shqiptare.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Besard Jacaj: Ka ndonjë të re nga Partia Demokratike për non gratën ndaj z. Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se ka diskutime, zëra?

Blendi Himçi: Sigurisht që ne jemi pranë heqjes së non gratës për liderin tonë të opozitës. Sigurisht, me heqjen e non gratës do të provohet edhe një herë fakti se si kanë operuar qeveria, në bashkëpunim me organizatat jofitimprurëse funksionale në Shqipëri, siç ishte ajo e Fondacionit Soros, për të vendosur non gratën në mënyrë të qëllimshme, për ta denigruar opozitën në mënyrën më të keqe të mundshme dhe për të goditur liderin e saj, Prof. Dr. Sali Berishën. Ne jemi në pritje. Sigurisht, ju garantoj se do të ketë një lajm shumë të mirë dhe shumë shpejt, Bes. Nuk është çështje e një fake news, por është një gjë e vërtetë që shumë shpejt do ta ndajmë këtë lajm të mirë së bashku.

Besard Jacaj: Po, a ka një dokument, ka një diskutim? Se kjo është thënë që kur u ndryshua administrata e SHBA-ve, që PD-ja rrit shpresat…

Blendi Himçi: Jo, jo, ka goxha hapa të mëtejshëm në këtë lloj aspekti për mënyrën, për heqjen e non gratës për liderin tonë historik. Padiskutim do ta shikoni, nuk mund t’ju jap më shumë detaje, sepse edhe unë informacionin tim e kam të kufizuar.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.