☁️
Tiranë 14°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,508 ▼1.27%
DOW 46,011 ▼0.9%
NASDAQ 21,552 ▼1.72%
NAFTA 94.86 ▲5.03%
ARI 4,389 ▼3.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $68,978 ▼ -2.72% ETH $2,067 ▼ -4.51% XRP $1.3606 ▼ -3.77% SOL $87.2100 ▼ -5.16%
S&P 500 6,508 ▼1.27 % DOW 46,011 ▼0.9 % NASDAQ 21,552 ▼1.72 % NAFTA 94.86 ▲5.03 % ARI 4,389 ▼3.59 % S&P 500 6,508 ▼1.27 % DOW 46,011 ▼0.9 % NASDAQ 21,552 ▼1.72 % NAFTA 94.86 ▲5.03 % ARI 4,389 ▼3.59 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Europa

”Der Standard”: Soros i gatshëm për investimin e një miliardë dollarëve në Ukrainë

George Soros njoftoi sot se ishte i gatshëm për të investuar një miliardë dollarë në Ukrainë nëse vendet perëndimore angazhohen ta ndihmojnë financiarisht këtë vend.

George-Soros“Ukraina mbështet BE-në kundër një agresioni rus dhe të mbështetësh zhvillimin e saj do të dobësonte presidentin rus, Vladimir Putin”, theksoi Soros në një intervistë të publikuar nga e përditshmha ekonomike austriake ”Der Standard”.

Duke vlerësuar nevojën e financimit të 50 miliardë eurove, financuesi u shpreh i gatshëm për injektimin nga ana e tij të një miliardë dollarëve (922 milionë euro), veçanërisht në sektorin bujqësor dhe projektet e infrastrukturave.

“Perëndimi mund të ndihmojë Ukrainën duke përmirësuar karakterin atraktiv për investitorët”, theksoi George Soros.

”Duhet të ketë një siguri për rrezikun politik. Kjo mund të merret në formën e një financimi të ndërmjetëm me norma interesi evropiane, shumë pranë zeros”, shtoi ai.

Ukraina është në prag të falimentimit. Borxhi i saj publik pritet të arrijë në 95 për qind të PBB-së në vitin 2015, nën efektin e një recesioni të thellë ekonomik, një zhvlerësimi rekord të monedhës dhe konfliktit në lindjen industriale.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.