🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,953 ▲ +0.33% ETH $2,252 ▲ +0.61% XRP $1.3514 ▲ +0.07% SOL $84.9000 ▲ +0.37%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Dëshmitari ndaj DIA-s me eskortë, Kastriot Ismailaj bllokon seancën për dëshminë e juristit

Romeo Kara, dëshmitari kryesor në procesin ndaj ish-administratorit të DIA-s. Kastriot Ismailaj, ka ardhur në Gjykatën e Tiranës nën masa të forta sigurie. Ai shoqërohej nga pesë agjentë të forcave speciale, të cilët kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë tij.
Policia e shtetit i ka ofruar mbrojtje ish-juristit të CEZ-it, Romeo Kara pasi ky i fundit është ndjerë i kërcënuar për shkak të dëshmisë që pritet të japë në procesin ndaj Kastriot Ismailajt.
Dëshmitari ka qenë pjesë e procesit edhe në gjykatën e arbitrazhit ndërkombëtar, mes DIA-s dhe CEZ-it dhe dëshmia e tij është e kuptueshme që nuk është në favor të Ismailajt. Nga ana tjetër, i pandehuri Ismailaj, ja doli që në seancën e së premtes të mos dëgjohej dëshmia e ish-jursitit të CEZ.
Me pretendimin se nuk dëgjonte përtej xhamit të blinduar që ndan vendin ku mbahen të pandehurit me ambientin e sallës së gjyqit, Ismailaj ka kërkuar me tone të ashpra shtyrjen e seancës, pasi nuk mund të zhvillohej një proces në të tilla kushte.
Gjyqtarja Vjollca Spahiu, u detyrua të shtyjë seancën për javën e ardhshme, kohë gjatë së cilës do të verifikohet edhe pretendimi i Ismailajt për mungesën e dëgjimit brenda ambientit ku mbahen të pandehurit.
Kastriot Ismailaj akuzohet që nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka përvetësuar një shumë prej afro 5 milionë eurosh, nga fondi që kishte mbledhur për llogari të faturave të papaguara të CEZ-it.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.